Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Peruja do te mireprese ne 2014 Samitin e OKB-se per ndryshimet e klimes

Sesioni i njezete i Konferences se Paleve (COP 20) i Konventes Kuader te Kombeve te Bashkuara per Ndryshimet Klimatike do te organizohet ne Peru ne dhjetor te vitit 2014.
Presidenca e COP 20 do te kene nje mundesi te jashtezakonshme per te formesuar nje marreveshje te re globale, thote Samantha Smith, drejtuese e Nismes se WWFper Energjine dhe Klimen globale.
“Kjo do te kerkoje perkushtimin te thelle te udheheqesve dhe te diplomacise, nese duam te kemi nje perparim kuptimplote ne keto bisedime nderkombetare per klimen, dhe une besoj se Peruja eshte plotesisht e afte per te dhene per kete,” tha Smith.
Si nje vend ne zhvillim, Peruja do te jene ne nje pozicion te vecante per te drejtuar nje nga negociatat me te diskutueshme mes vendeve te zhvilluara dhe atyre ne zhvillim.
Drejtuesi ekzekutiv per WWF-in ne Peru, Leon Patricia Melgar, thote se Peru dhe te gjitha vendet e Amerikes Latine, rrezikojne shume, si ne aspektin e ndikimit dhe ne ofrimin e zgjidhjeve ne keto negociata.
“Nga depozitimet tona masive te karbonit pyjor te nevoja per t’iu pershtatur ndryshimeve te klimes per te permbushur nevojat tona te zhvillimit, ky eshte nje moment dhe nje mundesi per Perune dhe Ameriken Latine te tregoje aftesite e tyre udheheqese per te perballuar keto probleme globale.

Mjedisi Sot, 24.06.2013