Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fiton TAP kundrejt Nabucco West

Për një fitore të Gazsjellësit Trans Adriatik kundër Nabucco West, i zgjedhur si përçuesi për transferimin e gazit azerbajxhanas në Europë, flasin në 24 orët e fundit mediat e huaja. Pretendime te tilla i përcolli të premten në një deklarate dhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Mediat e huaja thonë se deklarata e nxituar nga zyra e Kryeministrit shqiptar ka qenë një përpjekje që partia e tij të fitonte disa vota më shumë në zgjedhjet e së dielës.

Në një faqe interneti informative rumune, e cila citon burime nga zyrtarë të lartë të qeverisë në vend, thuhet se me rreth 90% -95% sipërmarrësit e tubacionit TAP fituan garën nga Nabucco.

Pretendimet se TAP ka fituar janë shtuar pas takimit të premten në Bruksel ndërmjet presidentit të Azerbaxhanit Ilham Alijev dhe presidentit të Komisionit Evropian Manuel Barroso.

Sipas kësaj faqe interneti presidenti i Azerbajxhanit informoi kreun e Komisionit Evropian se gazi azerbajxhanas do të transportohet në Evropë nëpërmjet tubacionit të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP).

Gjithashtu publikimet dhe mobiliteti është shkaktuar për faktin se të enjten e kaluar konsorciumi Shah Deniz në të cilën përfshihen BP, Statoil, Total, SOCAR, që operon burimet e gazit të Azerbajxhanit ka vendosur se kujt do ti jap të drejtat TAP apo Nabucco West.

Megjithatë as konsorciumi Shah Deniz, as Barroso dhe Alijev nuk kanë njoftuar për rezultatin e vendimit që siç parashikohet nuk pritet të bëhet para datës 28 qershor, pasi së pari duhet të informohen të gjitha palët e interesuara grupet e biznesit dhe qeveritë që mbështesin dy përçuesit.

Shqipëria bashkë me Italinë dhe Greqinë janë vendet që mbështesin TAP sepse nëse zgjidhet, do të kalojë nëpër territoret e tyre. Të mërkurën, 26 qershor përfaqësuesit e konsorciumit do të vizitojnë Romën, Tiranën Athinën dhe Budapesti n për të të informuar qeveritë e vendeve të përfshira.

Bëhet me dije se të mërkurën, përfaqësuesit e konsorciumit do të takohen në Bruksel me Komisionerin e BE-së për Energji Gunther Oettinger. Njoftimi zyrtar nga konsorciumi nuk do të bëhen para datës 28 qershor. Megjithatë, vendet “fituese”, do ta kenë të vështirë ta mbajnë të fshehtë lajmin pozitiv, është e sigurt se vendimi do të bëhet i ditur shumë më herët.

Gazeta Shekulli, 24.06.2013