Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Projekti TAP – Nis numërimi mbrapsht

Në fund të këtij muaji, konsorciumi i Shah Deniz në Azerbajxhan do të marrë vendimin se cili do të jetë projekti që do të çojë gazin në zemër të Europës. Duket se shanset janë të mëdha që Trans Adriatic Pipeline të shpallet fitues. Të bindur për këtë, drejtuesit e këtij projekti që kalon edhe përmes Shqipërisë, kanë bërë një bilanc që ia kanë dorëzuar konsorciumit

Njëra anë e orës prej rëre ka nisur të zbrazet për një vendim shumë të rëndësishëm, siç është ai që do të merret nga Azerbajxhani për transportin e gazit në Europë. Të gjithë janë duke mbajtur frymën deri në çastin kur konsorciumi i Shah Deniz do të zgjedhë mes TAP dhe Nabucco West. Nga ana e tij, TAP ka lëshuar të gjitha letrat në tryezën azere dhe ka filluar numërimin mbrapsht. Për këtë arsye, drejtuesit e projektit kanë hartuar një përmbledhje të paketës mbështetëse të propozuar për konsorciumin e Shah Deniz. Në të përmenden avantazhet dhe elementët kyç që sipas drejtuesve të TAP, e bëjnë këtë projekt të jetë më konkurrues se Nabucco West. Po çfarë përmban ky dokument?

Në të thuhet se TAP-i siguron një rrugë të drejtpërdrejtë nga ku¬firi greko-turk deri në Itali, pra është një zgjidhje “one-stop-shop” me gjurmën më të shkurtër. Përveç sigurimit të një lidhjeje direkte me tregjet kryesore europiane, ai mundëson burime të shumëllojshme dhe të sigurta furnizimi, të cilat do të sjellin për¬fitime për vendet e Europës Juglindore dhe krijon mundësi të reja në Ballkanin Perëndimor, në përputhje me politikën energjetike të BE-së. Sipas raportit përmbledhës, gazsjellësi ndjek një gjurmë të mirëplanifi¬kuar tokësore dhe detare, duke minimizuar rrezikun, ndikimin mbi mjedis dhe komunitetet vendore. Një tjetër avantazh që përmendet është edhe fakti se kapaciteti mund të zgjerohet në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë nga një pikë fillestare prej 10 mmk/vit në 20 mmk/vit dhe më shumë, me kosto minimale. Natyrisht një garanci më e madhe konsiderohet edhe siguria financiare e aksionerëve.
Po cilat janë arritjet e deritanishme të këtij projekti? Në dokument nënvizohen aspektet më të rëndësishme teknike, si përfundimi i projektimit inxhinierik fillim-mbarim (mars 2013); janë analizuar 10,000 kilometra; është marrë leja mjedisore në Shqipëri (prill 2013) etj. Gjithashtu kanë përfunduar edhe marrëveshjet në rang politik.
Tjetër pikë e fortë e TAP, që nënvizohet nga strukturat drejtuese, është fakti se gazsjellësi prej 867 kilometrash i TAP-it ofron rrugën më të shkurtër për në tregjet europiane, por edhe të zbatueshëm nga ana tregtare. Duke u lidhur direkt me gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) dhe pastaj duke vazhduar më tej prej kufi¬rit turk, TAP-i ndjek rrugën më të shkurtër të mundshme deri në tregun e dytë më të madh në Europën Kontinentale, në Itali.
Volumi i gazit i transportuar përmes TAP-it në Itali mund të transportohet më tej, përmes rrjedhjes në drejtim të kundërt ¬fizik ose asaj virtuale, përmes sistemit Trans Austria Gas (TAG) dhe/ose Transitgas për në tregjet e Europës Veriperëndimore.
Rrugës për në Itali, TAP-i ofron mundësi të shumta për shitësit e gazit, që të sjellin
energji në tregjet e zhvilluara të gazit, përfshirë Greqinë dhe Bullgarinë. Sipas drejtuesve të këtij projekti, kjo bëhet edhe për të diversi¬kuar dhe për të siguruar furnizimin e tregjeve të paprekura në
Ballkanin Perëndimor ku furnizimet e reja me gaz janë të shumëkërkuara për ndryshimin e përbërjes energjetike të këtyre vendeve.
Shumë e rëndësishme për projektet e këtyre përmasave është edhe lidhja që ofron (apo daljet) në tregjet e tjera për të diversifikuar portofolin e burimeve. TAP është projektuar me fleksibilitet, duke siguruar lidhjet dhe pikat e mundshme të daljes gjatë korridorit.
Duke u lidhur me TANAP-in do të mund të ndihmojë furnizimin me gaz të
vendeve të Europës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, etj. Për më tepër, aksionerët e TAP-it kanë zhvilluar studime fi¬zibiliteti për
eksplorimin e mundësisë së krijimit të rezervave të gazit në Shqipëri.

Nga ana tjetër, gjurma e TAP-it, jo vetëm siguron furnizim për tregjet më të cenueshme në Europën Juglindore, por ofron shanse për furnizimin e tregjeve madhore të gazit në pjesën tjetër të Europës me burime të reja. Pikërisht për këtë, BE-ja ka deklaruar neutralitetin

midis TAP-it dhe projekteve rivale, sepse të dy palët do të përmbushin këto ambicie strategjike. Kjo u nënvizua edhe nga Komisioneri i Energjisë me rastin e nënshkrimit të IGA-së në shkurt 2013: “Ky gazsjellës është thelbësor për lidhjen e
tregjeve të gazit të Italisë e Greqisë dhe për të sjellë gaz në Shqipëri e mbase edhe te fqinjë të tjerë të Komunitetit të Energjisë. Ai mund të jetë një nga përbërësit e parë të
Korridorit Jugor të Gazit që synon të lidhë Bashkimin Europian direkt me burimet e pasura të rajonit të Kaspikut”.

Ministrat e Ballkanit japin mbështetje për TAP dhe IAP

Ministrat e Jashtëm të Malit të Zi, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kroacisë, Greqisë dhe Italisë, në një takim të mbajtur në Dubrovnik kanë rënë dakord që të mbështesin fort politikisht gazsjellësin Trans- Adriatic, i cili do të shërbejë për zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e furnizimit me gaz për të gjithë rajonin. Ata ranë dakord që projekte të tilla si Trans-Adriatic Pipeline dhe Ionian-Adriatic Pipeline janë në përputhje me interesat e Komunitetit të Energjisë dhe objektivat e Bashkimit Europian që theksojnë rëndësinë e diversifikimit të rrugëve të transportit dhe shtimin e burimeve natyrore të gazit. Ata u shprehën se kalimi i gazit përmes tubacioneve të TAP nga Azerbajxhani e më pas për në Greqi, Itali dhe Shqipëri, si pjesë e Korridorit të Jugut është një opsion tërheqës jo vetëm nga pikëpamja strategjike, por edhe tregtare. Ministrat ranë dakord që të japin gjithë mbështetjen e tyre për dy gazsjellësit TAP dhe IAP, si një mundësi për të siguruar furnizim të mjaftueshëm veçanërisht për Europën Juglindore. “Ne besojmë se këto projekte do të rrisin zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë së rajonit”, thanë ata.
Zëvendëskryeministri, njëkohësisht edhe ministër i Jashtëm i Malit të Zi, Igor Luksic, tha se qeveria që ai përfaqëson, sikundër edhe qeveritë e tjera të ofrojnë bashkëpunimin e nevojshëm, por edhe të mbështesin qëllimet e Bashkimit Europian për të diversifikuar portofolin e burimeve të marrjes së gazit, por edhe për të rritur sigurinë e furnizimit me energji. Gjatë takimit u diskutuan edhe detyrimet që lindin nga zhvillimi, financimi dhe ndërtimi i TAP dhe IAP, si dhe përgatitjet të priten nga tregu të gazit që do të vijë nga deti Kaspik. Projekti i gazsjellësit Ionian-Adriatic synon të lidhë rrjetin e furnizimit të vendeve të Ballkanit. Tubacionet do të kenë si pikë takimi me TAP, qytetin e Fierit në Shqipëri, më pas degëzimi do të vazhdojë në Split (Kroaci), do të kalojë në territorin e Malit të Zi dhe të Bosnjë-Hercegovinës.

Fakte kyçe

867 km gjatësia e gjurmës
547 km përmes Greqisë
211 km përmes Shqipërisë
104 në detin Adriatik
5 km në Itali
1,800 metra, pika më e lartë që kalon TAP në malet shqiptare
810 metra niveli më i thellë në det

Revista Monitor, 22.06.2013