Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Interes amerikan per investime ne energjetiken shqiptare

Kryeministri Sali Berisha priti dje një grup investitorësh të huaj të kryesuar nga kongresmeni William Alexander. Kongresmeni William Alexander e falenderoi kryeministrin Berisha, për mikpritjen në këtë kohë kaq të ngjeshur të angazhimit të tij elektoral, ndërsa e përgëzoi për rezultatet e arritura nga qeveria e tij, për integrimin Europian dhe zhvillimin shoqëror e politik të vendit.

Ai tha se në SHBA, vlerësohet lart roli stabilizues i Shqipërisë në rajon si dhe përparësimi që ajo ka bërë në ekonominë e saj konfirmuar kjo edhe nga rezultatet e Shqipërisë në këtë kohë krize.

“Ne jemi këtu në Shqipëri, sëbashku me përfaqësues të grupeve të njohura të biznesit për t’iu paraqitur juve projektet tona, të përgatitura pas një konsultimi të kujdesshëm dhe transparent në shumë fusha të vendit, por veçmas në transport për portin e Vlorës, në energjetike dhe sektorë të tjerë”, – u shpreh kongresmeni Willim Alexsander.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i kompanisë De Elche inc.co z. Stojan Bakalov, i cili i prezantoi kryeministri Berisha projektet e grupeve për financimin e portit të konteniereve të Vlorës, si dhe skema të tjera financiare për projekte në energjetikë dhe ego-turizëm.

Kryeministri Berisha falenderoi kongresmenin Willlim Alexander dhe përfaqësuesit e kompanive që e shoqëronin, për vlerësimet e bëra për ekonominë shqiptare, si dhe besimin që tregojnë ndaj saj duke propozuar që të investohet në të.

Kryeministri Berisha garantoi mbështetjen që qeveria shqiptare do ti bëjë edhe në të ardhmen investimeve të huaja dhe atyre vendase me të njëjtin përkushtim dhe me intensitet edhe më të lartë.

energjia.al, 21.06.2013