Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Italianët, interes për investime në energjetikë

Sipërmarrës italianë nga sektori i energjisë së rinovueshme dhe infrastrukturës kanë shprehur interes për rritje të investimeve në Shqipëri. Dhoma Italiane e tregtisë në Tiranë në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik të vendit fqinj organizuan një takim me sipërmarrësit italianë dhe shqiptarë për të rritur bashkëpunimin mes palëve, si edhe prezantimin e praktikave më të mira të operimit në këta sektorë.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në Itali, u shpreh se, vendi që ajo përfaqëson e sheh me interes bashkëpunimin në sektorin energjetik. “Bashkëpunimi mes sipërmarrësve shqiptarë dhe atyre italianë në sektorin energjetik ka qenë i suksesshëm dhe ne besojmë se, Shqipëria ka potenciale të mëdha për zhvillimin dhe prodhimin e energjive të rinovueshme. Ndaj për ne është shumë e rëndësishme bashkëpunimi i mëtejshëm, ofrimi i njohurive dhe lehtësive sipërmarrësve italianë për të investuar në Shqipëri.

Gjithashtu, bizneset italiane kanë një shtrirje të gjerë në të gjithë rajonin e Ballkanit me investime të shumta dhe Shqipërinë e shohim si urën lidhëse përsa i përket transmetimit të energjisë”, tha Gamba. Italia është partneri kryesor përsa i përket volumit të shkëmbimeve tregtare me Shqipërinë duke zënë rreth 40% të totalit. Megjithatë, investimet private të këtij vendi kanë qenë të fokusuara kryesisht në industrinë e lehtë dhe atë të ndërtimit. Nevoja në rritje për konsumin e energjisë si edhe masat e BE për reduktimin e burimeve që shkaktojnë mbetje, ka bërë që investitorët të jenë në kërkim të tregjeve të reja që ofrojnë burime të rinovueshme.

TV Scan, 17.06.2013