Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energy Union Al siguron investitorë për koncesione energjetike

Me kete synim do te punoje “Energy Union Al” thote presidenti i tij z. Sokol Abazaj, i cili siguron se me kete menyre organizimi do te mundesohet per te gjitha koncesionet te gjendet financimi i duhur per ndertimin e objekteve energjetike, te cilat jane si domosdoshmeri e kerkeses per energji elektrike qe ka Shqiperia dhe rajoni ne teresi.
“Me krijimin e “Energy Union Al” gjykojme se do te monitorojme me drejtperdrejt dhe profesionalisht negociatat per thithjen e financimeve vendase apo te huaja, per veprat e dhena me koncesion”, shprehet Abazaj.
“Eksperienca shumevjecare ne kete drejtim na mesoi se si ta trajtojme ceshtjen e energjise me investitore vendas e te huaj, ndaj dhe mund te permend se ne disa vepra ne siguruam investitoret e me pas, ne bashkepunim me dikasteret perkatese u materializua financimi. Gjithsesi, mund te them se eshte ndier nje ecuri jo e mjaftueshme ne ritmin e zhvillimit te projekteve qe nga sigurimi i investitoreve financues, por edhe nga koha e zbatimit te tyre. Ndaj kaluam ne idene e krijimit te ketij unioni, i cili do beje te mundur jo vetem sigurimin e investimeve por edhe realizimin e teknologjise se veprave te energjetikes ne tre permasa: hidrike, diellore dhe te eres. Gjykoj se eshte fillimi i nje situate qe do na jape arritjet e duhura”.
Nisma dhe ideja e krijimit te “Energy Union Al” e ka zanafillen nga struktura te tilla te shtrira ne shume vende perendimore, duke vecuar edhe Austrine, nga e cila erdhi modeli AMER-AUSTRIA ne bashkepunim me IBA-ne, e qe u perkrah nga kompani, institucione dhe koncesionare te ndryshem. Ne themel te “Energy Union Al” eshte IBA-GEO-SKY dhe Qendra e Vleresimit dhe Zhvillimit te pasurive Ujore, si dhe institucione te tjera kombetare e nderkombetare me drejtim ne fushen e energjetikes.

Gazeta Start, 23.05.2013