Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Investitorët e naftës presin takimin Trump-Jinping

Çmimet e naftës po shfaqen të qëndrueshëm gjatë sesionit të sotëm, asi investitorët janë në pritje të samitit të G20-ës, ku në fokus është takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij kinez, Xi Jinping, të cilët do të diskutojnë mbi tregtinë.

Gjithashtu, investitorët janë në pritje edhe të takimit të OPEC dhe Rusisë, që zhvillohet javën e ardhshme në Vienë. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 66.2 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 59 dollarë për fuçi. Liderët e G20-ës do të takohen të premten dhe të shtunën në Osaka të Japonisë, por takimi më i shumëpritur është ai mes presidentëve të dy ekonomive më të mëdha në botë, të cilët do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje tregtare.

Lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës ka rënduar mbi çmimet e naftës, por njëkohësisht ka ngadalësuar edhe ekonominë globale. Trump tha të mërkurën se një marrëveshje tregtare me presidentin e Kinës ishte e mundur, por ai është përgatitur edhe për të vendosur tarifa shtesë nëse dy vendet nuk bien dakord.

Ndërkohë, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe disa aleatë, duke përfshirë Rusinë, që ndryshe njihen si OPEC+, do të takohen më 1 dhe 2 korrik në Vienë për të përcaktuar politikat e prodhimit për gjysmën e dytë të vitit. Me shumë mundësi, prodhuesit do të shtyjnë marrëveshjen për uljen e prodhimit me 1.2 milionë fuçi në ditë, deri në fund të 2019.

Scan,  28.09.2019