Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP vazhdon te marre mbeshtetje politike te fuqishme ne Europen Juglindore

Ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Kroacisë, Greqisë, Italisë dhe Malit të Zi u mblodhën në Dubrovnik të Kroacisë në 12 qershor për të treguar mbështetjen e tyre për Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP) dhe për Gazsjellësin Jonian Adriatik (IAP). 
Me rastin e këtij takimi të nivelit të lartë që mblodhi përfaqësues nga Azerbajxhani, Komisioni Evropian dhe TAP-i, Michael Hoffman, Drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë të TAP-it u shpreh:
“Jemi të nderuar dhe mirënjohës për marrjen e mbështetjes së fortë dhe të vazhdueshme politike për gazsjellësin tonë. Takimi i Dubrovnikut është një dëshmi e statusit të avancuar të projektit tonë dhe përfitimeve të pashoqe. TAP-i është zgjidhja më strategjike për furnizimin me gaz të Evropës Juglindore. Ai do të kontribuojë në rritjen e sigurisë së energjisë në rajon dhe do të përforcojë zhvillimin ekonomik. Ndërkohë që vendimi i Konsorciumit të Shah Deniz-it për Korridorin Jugor të Gazit pritet në fund të këtij muaji, ne vazhdojmë të kemi besim të plotë se TAP-i është zgjidhja më e mirë për transportin e gazit Kaspik drejt Evropës. TAP-i është projekti më i shkurtër, më i arritshëm teknikisht dhe mbi të gjitha ai është i vetmi projekt që është i gatshëm për zbatim.”
Takimi i Dubrovnikut vjen pas nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi në mbështetje të gazsjellësve TAP dhe IAP nga Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Kroacia dhe Mali i Zi në maj të këtij viti si dhe pas një deklarate mbështetëse nga Këshilli i Nismës Adriatike Joniane.
Në prill të këtij viti, vendet pritëse të TAP-it (Italia, Greqia dhe Shqipëria) zhvilluan Takimin e parë të Komitetit të Bashkëpunimit Trepalësh në Romë, ku u shpreh zotimi për realizimin e projektit sipas Marrëveshjes Ndërqeveritare të nënshkruar në shkurt.

energjia.al, 13.06.2013