Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gazsjellesi TAP dorezon zyrtarisht kerkesen per projektin

Ne prag te marrjes se vendimit per perzgjedhjen e linjes qe do te transmetoje ne Europe gazin nga deti Kaspik, administrata e projektit “TransAdriatic Pipeline (TAP)” i ka dorezuar keto dite paketen e mbeshtetjes se vendimit Konsorciumit te “Shah Denizit” ne Azerbajxhan.
Ne te theksohet se linja e propozuar nga ky gazsjelles eshte zgjidhja me efikase per transportimin e gazit te “Shah Deniz II” per ne Europe. Sipas paketes, TAP-i siguron nje rruge te drejtperdrejte nga kufiri greko-turk deri ne Itali, pra eshte nje zgjidhje “one-stop-shop” me gjurmen me te shkurter.
Nga ana tjeter, TAP-i mundeson burime te shumellojshme dhe te sigurta furnizimi, te cilat do te sjellin perfitime per vendet e Europes Juglindore, dhe gjithashtu krijon mundesi te reja ne Ballkanin Perendimor, ne perputhje me politiken energjetike te BE-se.
Gazsjellesi ndjek nje gjurme te mireplanifikuar tokesore dhe detare, te projektuar per te minimizuar rrezikun dhe ndikimin e projektit mbi mjedisin dhe komunitetet vendore.
TAP-it eshte i perbere nga kompani drejtuese ne bote ne energji, perfshire E.ON dhe Statoil, te cilat kane treguar aftesite e tyre ne sigurimin e projekteve madhore te infrastruktures energjetike, shtohet ne dokument, ku theksohet se per te arritur deri ketu, ekipi i TAP-it eshte takuar me rreth 4 000 pale interesi dhe ka studiuar me shume se 10000 km terren ne kater vitet e shkuara.

Gazeta Shqiptarja.com, 12.06.2013