Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Marrëveshje SHBA-Kinë ndaj ndryshimeve klimatike

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina arritën dje një marrëveshje për të zhvilluar përpjekje të përbashkëta ndaj ndryshimeve klimatike duke u përqëndruar veçanërisht mbi gazrat industriale.

Në një deklaratë të publikuar pas samitit joformal mes presidentëve Barack Obama dhe Xi Jinping, të dy vendet u angazhuan në kufizimin e prodhimit dhe të përdorimit të këtyre gazrave, të konsideruar “super” gaz me efekt serë.

“Presidenti Obama dhe Xi Jinping arritën një marrëveshje, që është hap i rëndësishëm në luftën kundër ngrohjes globale”, theksuan burimet zyrtare nga Shtëpia e Bardhë.

“Për herë të parë, SHBA-ja dhe Kina do të punojnë së bashku dhe me vende të tjera për reduktimin e prodhimit të këtyre gazrave”, shtuan burimet zyrtare amerikane.

www.balkanweb.com, 10.06.2013