Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: KURUM merr me koncesion dhe rafinerine e Cerrikut?!

Ministria e Ekonomisë, bazuar në VKM, nr.54, datë 23.01.2013 “Për përcaktimin e Autoritetit Kontraktues për dhënien me koncesion të Rafinerisë së Naftës Cërrik” dhe miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë”, organizoi në 15 mars 2013 procedurën konkurruese për dhënien me konçesion të Rafinerisë së Naftës Cërrik, rrethi Elbasan.

Megjithëse energjia.al kontaktoi me email METE-n, nuk mori asnjë përgjigje për pjesëmarrësit dhe për fituesin, megjithëse kanë kaluar rreth 80 dite nga organizimi i tenderit.  Sidoqoftë, nga burime të sigurta pranë Ministrisë së Ekonomisë, mësohet se fitues u shpall konsorciumi, i cili kishtë realizuar dhe propozimin e pakërkuar.

Nga të njëjtat burime mësohet se KURUM, që ishtë një nga kompanitë ofertuese, nuk ishte dakort me vendimin e METE-s dhe e ankimoi këtë vendim pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP).

Mësohet se në datën 05 prill KURUM ka paraqitur një ankesë pranë KPP, duke mos qenë dakort me vendimin e METE-s për shpalljen e kompanisë fituese të koncesionit të rafinerisë së Cërrikut. Që nga kjo datë KPP nuk ka publikuar asnjë të dhënë për fituesin final të koncesionit në fjalë, sidoqoftë vlerësohet se KURUM do të marrë dhe rafinerinë e Cërrikut (pervec 4 HEC-eve).

Një nga avantazhet kryesore të KURUM ishte fakti që do të kishte të ardhura shtesë nga shfrytëzimi i skrapit gjendje në rafinerinë ekzistuese, e cila ka rreth 10 vite që nuk është në punë.

Së bashku me 4 HEC-et e privatizuara së fundmi, KURUM kthehet në faktor shumë i rëndësishëm në fushën e energjisë dhe naftës. 

energjia.al, 04.06.2013