Reuters: TAP favorit ndaj Nabucco-s
Me afrimin e vendimit te Azerbajxhanit per zgjedhjen e tubacionit per eksportet e tij te ardhshme, plani Nabucco qe u dukte favoriti i BE mund te humbase kundrejt tubacionit modest TAP, thote Reuters.
“Ceshtja eshte: A eshte Nabucco fizibel nese do ndertohet tubacioni South Stream?”, thote analisti Andrew Neff.
Megjithese BE nuk ka nje ndikim direkt ne kete zgjedhje, duket se ndryshimi nga favorizim i Nabucco-s ne nje qendrim neutral do te ndikoje tek zgjedhja azere.
“Te dy tubacionet kane avantazhe dhe disavantazhe”, thote kerkuesja Gulmira Rzayeva, fakt i cili ve ne dukje rendesine e zgjedhjes politike.
Tubacioni South Stream ndjek pothuajse te njejten rruge me Nabucco West, keshtu qe planet per korridorin jugor favorizojne ndertimin e TAP-it.
TAP gjithashtu do te diversifikoje furnizimin e Italise, do te fuqizoje financat greke si dhe do te permiresoje marredheniet e tensionuara greko-turke.
Ajo qe eshte e sigurte sipas Reuters eshte fakti qe vendimarrja per zgjedhjen e gazsjellesit fitues nuk do te bazohet vetem ne ceshtje komerciale.
energjia.al, 30.05.2013