Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bolv-Oil, 10 vjet nga krijimi

Kompania “Bolv-Oil sh.a.” shënon dhjetëvjetorin e krijimit të saj. Me këtë u përurua edhe një godine e re, kompleks shërbimesh. Në ceremoninë e prezantuar nga moderatorja dhe gazetarja Anjeza Maja, nderonin me pjesëmarrjen e tyre, personalitete nga fusha të ndryshme të biznesit, zyrtarë të institucioneve shtetërore qendrore dhe private, miq e të ftuar të tjerë. Merrnin pjesë gjithashtu, ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, kryetarja e Bashkisë Patos, Rajmonda Balili, drejtues të kompanisë Bankers Petroleum, etj.
Bolv-Oil është kompania mëmë e shitjes me shumicë dhe transportit në Shqipëri të karburanteve dhe lëndëve të tjera djegëse. Ajo lindi pas suksesit të Olsi shpk, që operon prej 21 vjetësh në tregtimin me pakicë të karburanteve dhe numëron rreth 400 punonjës. Rreth dy vjet më parë, Bolv-Oil bleu aksionet e shoqërisë Porto Romano Oil Sh.a në Durrës, duke zgjeruar më tej aktivitetin me depozitat e karburantit në Porto Romano. Bolv-Oil aktualisht zotëron deri në 30 për qind të tregut të konsumit në Shqipëri dhe rritja progresive vazhdon. Bolv-Oil është partnere me kompaninë prestigjioze kanadeze, Bankers Petroleum, si dhe institucione të tjera në vend dhe ndërkombëtare, publike dhe private. Shërbim tjetër shumë i rëndësishëm i Bolv-Oil është transporti i karburanteve dhe lëndëve të tjera djegëse. Kjo mbështetet nga dhjetëra autobotë të kapaciteteve të mëdha çka e bëjnë Bolv-Oil, partnerin kryesor në fushën e transportit për kompani të ndryshme vendi dhe të huaja, që operojnë në sektorët e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës në Shqipëri.
Në kuadrin e përgjegjshmërisë sociale, kompania ka ndikuar në masë të konsiderueshme për zbutjen e papunësisë në zonat ku operon, rritjen e mirëqenies dhe zhvillimit, përmirësimin e infrastrukturës dhe nxitjes së biznesit. Kompania jep kontributin e saj edhe me ndihmë financiare të vazhdueshme dhe ndihma ushqimore, për familje të varfëra në Qarkun e Fierit.

Gazeta Rilindja Demokratike, 29.05.2013