Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Një e treta e subjekteve me leje minerare aktive nuk punuan asnjë ditë vitin e kaluar

Të dhënat zyrtare të raportuara nga subjektet minerare pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) tregojnë se vitin e shkuar 27.3 për qind e subjekteve me një leje aktive shfrytëzimi nuk kanë punuar asnjë ditë. Në total numri i subjekteve aktive vitin e shkuar ishte 604 nga të cilat rezulton se 165 prej tyre edhe pse disponojnë një leje të dhënë nga Ministia e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk e kanë shfrytëzuar atë.

Të tjera të dhëna tregojnë se nurmi i subjekteve që kanë bërë vetëdeklarime sipas kërkesave ligjore përmes portalit online është 570 ndëkrohë që një pjesë më e vogël këto të dhëna i kanë dorëzuar pranë protokollit. Nga një vështirim i përgjithshëm i detajeve që kanë dhënë subjektet rezulton se ata që kanë prodhuar janë në total 424 subjekte nga të cilët 201 kanë bërë edhe investime në zonën  ku ushtojnë aktivitetin e tyre minerar.

Një grup i vogël subjektesh kategorizohet vetëm tek pjesa e e investimit përgjatë vitit të shkuar e lidhur kjo kryesisht me lejet e reja minerare të dhëna përmes procedurave konkurruese dhe që fillimisht duhet të investojnë për të aksesuar sajtet që do të shfrytëzojnë.

Në total nga subjektet minerare raportuese rezulton se janë të punuar 6473 punonjës nga të cilët vetëm 4666 prej tyre të siguruar.

Të njëjtat statistika tregojnë se kryesisht lejet janë dhënë për aktivitete të ndryshme si dhe shfrytëzim minerali të ndryshëm. Në krom deri në fund të vitit 2018 ishin aktive 255 leje, nga të cilat pa prodhim 50  të tilla. Prodhimi total i gjithë subjekteve për vitin e shkuar ishte 1 milionë tonë kurse koncentrat kromi 66 mijë tonë. Ferokrom mbi 92.8 mijë tonë.

Në hekur-nikel rezultonin aktive 26 lejë ku 16 subjekte ishin pa prodhim. Pjesa aktive prodhoi 385 mijë tone. Në bakër janë aktive 13 leje dhe prodhimi në vitin 2018 ishte 236 mijë tonë.

Monitor,  16.08.2019