Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Editorial: BE i kthen shpinen BRE?

Nje epoke e re pritet qe te filloje nga Samiti i BE qe u zhvillua ne 22 maj per te diskutuar per te ardhmen e energjise ne BE. Mundet qe te jete akoma heret per te vleresuar pasojat e vendimeve por ajo qe besohet eshte qe BE nuk do te vazhdoje me aq zell subvencionimin e energjive te rinovueshme.

Sipas BE, tashme problemi qendron tek BRE (Burimet e Energjise te Rinovueshme), te cilat vleresohen se jane te shtrenjta dhe kerkohet nga konsumatori final qe te paguaje kostot shtese.

Samiti nuk arriti qe te qartesoje sakte c’fare politike do te ndjeke BE per sektorin e energjise, duke perfshire drejtime te vageta dhe duke mos krijuar klime te qendrueshme investimesh. Ajo qe eshte e sigurte eshte fakti qe energjia e lire dhe BRE jane dy koncepte qe nuk duket te jene konsistente.

Pra po i kthen shpinen BE ndaj BRE? Nese jo komplet, me siguri po i frenon. Kjo kthese, kryesisht ne pjesen e subvencionimit, ishte thjesht nje ceshtje kohe  prej krizes ekonomike dhe uljes se konsumit. Po, BRE po hyjne ne nje epoke te re. Tashme BRE duhet te kene karakteristika te parashikimeve afatgjata, ne menyre qe te mbijetojne.

Ketu mund te lexoni konkluzionet e plota (eng).

energjia.al, 28.05.2013