Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KE miraton marrëveshjen për gazsjellësin TAP

Pas miratimit nga autoritet rregullatore përkatëse në Shqipëri, Greqi dhe në Itali, Komisioni Evropian ka miratuar zyrtarisht aplikimin e gazsjellësit TAP, për përjashtim nga rregullat për hyrjen e palëve të treta dhe kushteve të tjera të paketës së tretë.
Përjashtimi është akorduar së bashku me kushtet detyruese shtesë. Këto kushte lejojnë ushtrimin e të drejtës së hyrjes pa diskriminim të palëve të treta për të paktën 50% të kapacitetit maksimal prej 20 BCM2/vit, me tarifa që reflektojnë kostot dhe sigurojnë pavarësinë e TAP AG si operator i sistemit të transmetimit.
Vendimi nënkupton se TAP mund të ofrojë eksportin e gazit nga Azerbajxhani për në Evropë për një periudhë 25- vjeçare.
“Ne i jemi mirënjohës Komisionit Evropian për trajtimin e shpejtë të kësaj çështje”- tha Menaxheri i Përgjithshëm, Kjetil Tungland. Sipas tij, nënshkrimi i këtij vendimi do të thotë se tashmë kemi çdo marrëveshje të mbyllur përpara vendimit të konsorcimuit Shah Deniz muajin e ardhshëm.
Ai tha se Gazsjellësi Trans Adriatik është zgjedhja më e mirë për të transportuar gazin kaspik në Evropë. Ndërkaq një tjetër drejtues i projektit TAP tha se, me njoftimin e sotëm ne jemi në “pole position” për të fituar të drejtën për të transportuar gazin kaspik për në Evropë.

Gazeta Panorama, 17.05.2013