Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mal i Zi, BERZH do të kreditojë sektorin e energjisë

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të mbështesë me kredi realizimin e investimeve të rëndësishme në sektorin energjetik në Mal të Zi. Bëhet fjalë për një kredi në masën 60 milionë euro e cila do të përdoret për financimin e një linje të tre transmetimi, por edhe në forcimin e rrjetit të tensionit të lartë që gjendet në afërsi të brigjeve të detit Adriatiuk. Këto janë investimet e para që synojnë fuqizimin e korridorit të transmetimit të energjisë mes Ballkanit Perëndimor dhe Italisë, pasi një pjesë e kabllit kalon edhe në Mal të Zi. Kjo linjë interkonjeksioni është pjesë e rëndësishme e strategjisë së energjisë së këtij vendit, por edhe për fqinjët rajonal.

Revista Monitor, 09.05.2013