Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Humbjet e energjisë, CEZ pakt me KESH për blerjen e eksporteve

Një vit më parë, kur CEZ Shpërndarje nuk importoi energji për humbjet, kjo detyrë i kaloi KESH-it, por ERE në atë kohë do të vendoste rregulla të reja për mënyrën se si do të rakordoheshin llogaritë. Sot rregullat kanë ndryshuar dhe një vendim i ri i Entit përcakton më qartë rakordimet në rastet kur KESH nuk do të importojë energji për humbjet, por këtë të fundit e prodhon vetë. Vendimi i ERE-s i datës 16 prill saktëson se në rast se CEZ Shpërndarje nuk i shlyen energjinë KESH-it brenda muajit të dytë, në muajin e tretë e paguan atë me koston e mundshme që është siguruar kjo energji. Me vendimin e shtatorit të vitit 2012 shlyerja mes kompanive për energjinë e importuar në rast se nuk bëhej brenda muajit të dytë, atëherë në muajin e tretë bëhej në vlerë monetare, por sipas kostos reale të sigurimit të saj. Pika tjetër e rëndësishme që ka ndryshuar në vendimin e ri lidhet me rastet kur KESH nuk importon, por eksporton energji, dhe këtë të fundit në vend që ta shesë jashtë, mund ta përdorë për plotësimin e humbjeve. ERE përcakton qartë se si do të llogaritet vlera e kësaj energjie të siguruar nga KESH për CEZ. Në mungesë të importit të energjisë elektrike nga ana e KESH sh.a. për muajin përkatës dhe KESH sh.a. ka eksport, kompensimi do të bëhet me vlerën monetare që i korrespondon çmimit të eksportit në bandë të muajit “m” të shoqërisë KESH sh.a”, thuhet në vendimin e fundit të Entit Rregullator të Energjisë.

Gazeta Panorama, 27.04.2013