Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Remonte, stakime të energjisë në disa zona të Tiranës dhe disa komuna

CEZ Shpërndarje njofton se sot do të vijojnë kufizimet me energji elektrike, për shkak të një sërë remontesh në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas njoftimit të CEZ nga ora 09:00-15:00 do të ketë stakime të energjisë elektrike në këto zona të Tiranës: Mëzez, Valias, Kashar dhe Unaza e Re (pjesërisht), Yzberisht, fusha Misto Mame, Rinas.
Ndërprerje të energjisë do të ketë edhe në Shijak e Sukth,pompat e ujësjellësit të Tiranës, Komunat Shkallë, Shupal, Shëngjergj, Zallbastar e Shën Mëri. Kufizime do të ketë edhe për konsumatorët privat pranë autostradës Sukth-Durrës-Maminas-Shijak.
Po ashtu njoftohet se do të ketë stakime të energjisë edhe në Komunat Kelmend, Melan, Maqellarë, Fushë Kuqe e Gorre në Peshkopi. Komunat Sevaster Llakatund e Qendër në Vlorë, si dhe Komunat Grabian e Tërbuf në Lushnje. CEZ Shpërndarje u kërkon konsumatorëve mirëkuptim për këto kufizime.

Gazeta Shqip, 25.04.2013