Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dhuna në fabrikën e bakrit në Fushë Arrëz, METE: Qeveria siguri për investitorët e huaj

Ministri i METE, Florian Mima zhvilloi mesditën e sotme një vizitë në fabrikën e pasurimit të bakrit në Fushë Arrëz, ku një javë më parë banorët protestuan dhunshëm. 
Ministri Mima, siguroi se kompania turke do të vijojë punën e sigurt në Fushë Arrëz, teksa e cilësoi protestën e një jave më parë të papranueshme.
Mima siguroi banorët se qeveria do ti mbështesë ashtu si gjithë investitorët e huaj, ndërkohë kërkoi që të merren masat për ndotjen e ujit dhe mjedisit nga mbetjet
Banorët e Fushë Arrëzit protestuan dhunshëm në fabrikën e bakrit, për të kërkuar punësim në fabrikë dhe pastrim të ajrit e ujit, që sipas tyre ndoten nga përpunimi i bakrit në fabrikë. Nga përballja me protestuesit, u plagos me sende të forta edhe shefi i Rendit i Komisariatit të Pukës, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Pas protestës, kompania turke ka pezulluar punën në fabrikë, ku punojnë 170 persona. Gjykata e Pukës vendosi masën e sigurisë arrest me burg për 4 nga 5 banorët e Fushë Arrëzit, të akuzuar për pjesëmarrje në protestë në ambientet e fabrikës së pasurimit të bakrit.

www.balkanweb.com, 23.04.2013