Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Topalli replikon me Ballën: “Keni me ikë për lesh. Keni me vete bllokun e Metës”. Balla: “Ke marrë koncesione nga ai bllok”

Kuvendi i Shqipërisë e ka nisur punën me debate sot. Edhe pse nuk duhej të kishte deklarata politike në nisjes të seancës, opozita e ka nisur duke denoncuar shkeljet e fundit përsa i përket KQZ-së.
Deputetja Arta Dade tha: “Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk bën zgjedhje të lira. Ky parlament ka bërë shkelje flagrante të Kushtetutës”.
Por kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i ndërpreu fjalën, duke i thënë se ishte jashtë rendit të ditës.
“Nëse keni ardhur me axhendë tjetër, këtu është e përcaktuar, mund ta bëni kudo tjetër, por jo këtu”, është shprehur Topalli.
Por seanca është tensionuar kur mes kryetares së Kuvendit dhe deputetit socialist, Taulant Balla, pati replika dhe akuza.
TOPALLI: Po qani humbjen e zgjedhjeve.
BALLA: Ne do fitojmë zgjedhjet.
TOPALLI: LSI e keni ju, apo kush e ka, bllokun e keni ju, apo kush e ka?
BALLA: Ke marrë edhe ti nga ai blloku, 2 koncesione, i ke marrë, 2 HEC-e.
TOPALLI: Vetëm 2?!
BALLA: I ke marrë shpirtin Shkodrës me pallatin.
TOPALLI: Pallatin, yyy.. hë na kallzo për patentën.
BALLA: Je patenta europiane nr. 1 për harxhimet e parave të shqiptarëve me udhëtimet në kryeqytete. Mbi 700 mijë dollarë ke shpenzu.
TOPALLI: Në jep lut, më ke çu mesazhe duke më kërkuar të të marr me vete, pas dere më rrije. Nuk të marr me vete as mandatin e ardhshëm.
Më pas, ndërsa deputeti i PS, Blendi Klosi po fliste, kryetarja e Kuvendit i tha se opozita ka për të ikë për lesh.
Sikur të mos mjaftonte kaq, Topalli e bëri Ilirian Muhon të vdekur. Kryeparlamentarja e cilësoi fjalën e deputetëve të PS-së si “zia për të tretat” e Ilirian Muhos.
“Mesa shoh unë, ndjesë pastë, Ilirian Muho paska të tretat sot. Për të tretat shkohet në shtëpi, jo në Parlament”.

Gazeta Tema, 18.04.2013