Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ekonomia parazgjedhore, Mima: Ka pasur tregti me koncesionet. Malaj: Situata e përkeqësuar

“Ekonomia parazgjedhore” ishte kjo tema për të cilën diskutuan në emisionin “Të bësh ekonomi” të gazetares Aurora Sulçe në News 24, ministri i sapo zgjedhur i METE Florjon Mima dhe ish-ministri i METE Arben Malaj, njëherësh deputet i Partisë Socialiste.

Të dy të ftuarit janë ndalur tek rritja ekonomike dhe si ndikon ajo në këtë periudhë. Sipas Mimës edhe pse rritja është më e vogël se parashikimet, vendi nuk është prekur nga kriza ashtu si fqinjët e më gjerë.
“Ekonomia shqiptare është rritur vetëm me 1,6%, por jemi në një territor pozitiv, pasi të gjitha vendet fqinje janë në recension zyrtar. Kjo do të thotë të ardhura më të pakëta, rritje papunësie, fenomene këto që nuk po vërehen në Shqipëri. Së fundi edhe Qipro po zhytet në një kolaps financiar”, komentoi Mima.

Por sipas Arben Malajt, nuk mund të thuhet që ekonomia nuk ka rënë në recension, kur treguesit janë gjithnjë e më të këqij.
“Qeveria bën planifikim të fryrë të buxhetit me rritje deri në 4%, por situata erdhi dhe u përkeqësua, kjo jo vetëm nga kriza globale. Ne dëgjojmë përditë ministrat që merren me fushatë partiake, lënë zyrat dhe shkojnë në fushatë, kjo ndikon negativisht. Nuk mund të themi që ekonomia nuk ka rënë në recension. Shifrat e FMN janë akoma më të ulëta se ato që pretendon qeveria. Keqqeverisja të mos fshihet”, ka thënë ai.

Në kundërpërgjigje, Mima shtoi se, “Kur bëhet parashikimi merret edhe një marzh gabimi, gjithmonë ka pasur mospërputhje me shifrat e qeverisë dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, por në të shumtën e rasteve koha i ka dhënë të drejtë palës shqiptare. Ne shkojmë ballëhapur para elektoratit për një mandat të tretë. Rritja e vendeve të punës do jetë kryefjala e fushatës sonë”, tha ai.

Gjatë emisionit Malaj i PS nënvizoi se situata ekonomike në vend sa vjen e përkeqësohet., “Shqetësimi kryesor për vendin mbetet papunësia që është 13,1%, 52 mijë vende pune më pak. Po nuk zgjidhëm punësimin është e pamundur të luftojmë varfërinë, nga se pengohet në Shqipëri? Rritja ekonomike është më e vogël se 1,5. Cmimet vetëm janë rritur pas vitit 2005. Opozita nuk është kaq dashakeqëse, por është komuniteti i biznesit që flet se po na zënë frymën borxhet e këqija. Administrata po mbushet me militantë”, shtoi ai.

Mima u ndal ndër të tjera tek koncesionet, për të cilat akuzoi opozitën se me deklaratat e saj po largon investitorët e huaja.
“Ne po dëgjojmë kërcënime serioze ndaj investitorëve të huaja. Një investitor francez më kanë dërguar një email, që ai është tërhequr pas deklaratave të Ramës, ky email është një kambanë alarmi”, tha ai, ndërsa pyeti se, “Çfarë do bëjë Rama me koncesionet e dhëna nga ministrat e LSI a do ti njihni?”

Nga ana e tij Malaj u përgjigj se, “Nëse koncesionet kanë elemente korruptive patjetër që do të ndjekin rrugën e tyre, nëse ju do ti çoni në ndjekje ligjore, ne nuk do bëjmë pazare duke zhbërë vendimet tuaja. Mos e copëtoni qeverinë sipas aleatëve që hyjnë e dalin. Sa për investitorin, nuk tërhiqet njeri nga deklaratat, le të vijë të bëjë takime personale”.

ENERGJIA, PRIVATIZIMET DHE KONCESIONET
Ministri i METE, Florjon Mima duke iu referuar situatës energjitike në vlerësoi se gjendja e koorporatës energjetike do përmirësohet pasi CEZ u mor në administrim nga qeveria shqiptare. Mima shtoi se pavarësisht largimit të kreut të KESH, koorporata vijon punën normalisht.

“Është një nga fushat me komplekse të ekonomike së vendit, për fatin e mirë nuk kemi risqe të shtuara, ditët e fundit të gjitha problemet dhe potencialet po zgjidhen dhe qarku i këtyre problemeve po merr rrugë. Gjendja e koorporatës me fillimin e përmirësimeve të CEZ pasi u mor nga qeveria shqiptare po përmirësohet. Pasi CEZ-i çek krijoi problematikën me qeverinë shqiptare dhe qytetarët. Përmirësimi i CEZ po reflekton dhe tek KESH. CEZ tani po përmirëso arkëtimet, po ul humbjet dhe po shlyen borxhin”, theksoi Mima.

Ministri i METE bëri me dije se qeveria shqiptare është në kontakt të vazhdueshëm me CEZ në Çeki, për një zgjidhje paqësore mes palëve. Ministri Mima, sqaroi edhe situatën me koncesionet në fushën e hidroenergjisë, duke theksuar se tashmë janë dhënë me koncesion 388 HEC ndërkohë që 45 të tjerë pritet të vihen në punë.

Ish-ministri socialist i METE, Arben Malaj tha se energjia është burimi strategjik që fuqizon ekonominë e një vendi. Malaj ndriti dhe shqetësimin e Partisë Socialiste për rritjen e çmimit të energjisë duke bërë përgjegjëse qeverinë.

“Energjia vijon të mbetet burimi strategjik që fuqizon ekonominë e një vendi. Vetëm 53 nga 388 koncesione. Pse jemi të shqetësuar, e para cmimet e energjisë janë rritur, nga 5 në 9. E dyta ministria e Ekonomisë e cdo vendi është përgjegjëse për krijimin e kabinetit, privatizim dhe post privatizim. Energjia ka një risk potencial, e vërteta është se socialistët në botë nuk janë ateistë, por besoj se do na ruajë nga fatkeqësi të mëdha jo të mbajmë sytë do ketë apo nuk do ketë shi. E dyta po dëmton buxhetin . Dështimi i CEZ nuk do mbetet vetëm kësaj qeverie por qytetarëve. Pra le të marrim rastin e Kosovës, nëse nuk lehtësojmë import-eksportin tonë ne do mbetemi risk. Unë nuk them se zgjedhim menjëherë projektet me energjinë por cdo vonese është me kosto”, tha Malaj.

PARATË E PRIVATIZIMEVE TË 4 HEC
Ministri Mima bëri më dije se është cështje ditësh që kompania fituese Kurum për privatizimin e 4 HEC, Ulëz, Shkoprt dhe Bistrica 1 dhe 2 të shlyejë pagesat.

“Është punë ditësh që kompania do shlyejë detyrimi ne saj në këmbim të pronë që ka blerë, ka një problem për një pretendim që kjo kompani ka me institucionet e tjera. Dhe ne si METE po e nxisim që të ecë sa më shpejt. Por nuk jap detaje. Por si ngjarje janë të ndara”, sqaroi Mima.

Deputeti socialist Malaj deklaroi se cdo koncesion që ka respektuar ligjin do ketë mundësi të jetë përfituesi përfundimtar, ndërkohë që sqaroi se koncesionet janë politika zhvillimi dhe jo të ardhurash. Malaj tha se nuk duhen bërë diferencime mes biznesit shqiptar dhe investitorëve të huaj.

“Në lidhje me të ardhurat, koncesioni është politik zhvillimi dhe jo të ardhurash. problemi më i madh me rastin e Kurum, është se rregullat duhet të jenë unike. Ato nuk duhet kenë status të vecantë. Të krijojmë rregulla unike që biznesi shqiptar të mos ndihet i diferencuar. Por që situata po shkon në përkeqësim, deficiti është në risk dhe borxhi është rritur”, nënvizoi Malaj.

Ministri Mima dhe deputeti socialist Arben Malaj ndanë qëndrime të kundërta sa i takon çmimit të referencës.

“Unë gjykoj që kreu i opozitës e bazon platformën fiskale në një gjë jo të vërtetë. Kur kjo mazhorancë erdhi në pushtet e kishte çmimin e referencës 27 % kishte. Dhe u kritikua që të ulte frekuencën”, tha Mima.

“Me cmimet e referencave jeni në hetim ndërkombëtar, çmimi i referencës nuk duhet të jetë problem i zhdoganimit të mallit. Nuk ka asgjë të keqe ti thuash qytetarëve dhe biznesi që çmimi i referencës do hiqet zero, tha Malaj.

PROGRAMET E PS DHE PD PËR PUNËSIMIN
Punësimi pjesë e fortë e programit të dy partive më të mëdha në vend, ngjalli debat dhe argumenta mes Ministrit Mima dhe ish ministrit Malaj.

“E besojmë fort se puna është e tjetër yshtje themelore dhe burim i mirëqenies, ndaj për ne është e shenjtë që cdo gërmë për platformën e punësimit që do kthehet në reforma dhe akte të tjera nënligjore. Në këto 8 vite kemi thënë se qeveria nuk ka mundësi të fusë në punë, pasi është punëheqësi më i madh, por biznesi privat dhe i vogël dhe i mesëm është fronit më i madh me gjithë reformat që kemi marrë do e kthejmë në baçen më të madhe të punësimit. Numri total i bizneseve në 2005 ishte 45 mijë, sot falë reformave numri është 2 herë e gjysëm fishuar në të gjitha sferat. Sa i takon takës së sheshtë të PS në vitin 2005 rreth 280 mijë veta paguanin tatimin mbi të ardhurat personale, ndërsa në vitin 2012, 480 mijë veta. Ne këto tregues na japin të drejtë se reformat tona kanë qenë të drejta. 250 mijë vende pune do gjenerohen në sektorët që qeveria ka vënë përpjekjet e saj, në bizneset e vogla dhe të mesme”, tha Mima.

“E para duhet të fillojmë nga liria e tregut, nëse korrupsioni është rritur nuk bëjmë dot biznes. Thelbi i papunësisë është arsimi. Ristrukturimi i arsimit drejt profesionalit do e ushqejë më mirë, a ka Shqipëria sektor potencial, por duhet te shikojmë turizmin dhe energjinë. Por ka edhe qindra studentë të talentuar. Ju keni ulur taksat keni rritur borxhet. 300 mijë vende punë nuk do hapen në pjesën buxhetore. Në vende të ndryshme të botës është rishikuar shtrëngesa buxhetore duhen fondet e garancisë , të ndajmë riskun. Ta ndajnë shqiptarët me votë ne themi se Shqipëria vuan nga keqqeverisja”, tha Malaj.

www.balkanweb.com, 17.04.2013