Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Punëtorët e KEK rezultojnë negativë nga COVID 19

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se pas testeve të bëra për COVID 19 KEK ka pranuar rezultatet nga IKSHPK-ja dhe fatmirësisht të gjithë kolegët tanë kanë rezultuar negative.

“Pavarësisht këtij rezultati, rreziku nga përhapja e kësaj pandemie ende nuk ka kaluar, KEK vazhdon te jetë në kontakt të vazhdueshëm me 9 kolegët tanë që kanë rezultuar pozitiv duke përcjellur gjendjen e tyre shëndetësore edhe pse deri më tani gjendja e tyre është stabile”, thekson KEK.

KEK gjithashtu është duke vazhduar me gjurmimin e  të gjithë punëtorëve që dyshohet të kenë pasur kontakte me personat e infektuar duke I udhëzuar që paraprakisht të vetë izolohen duke shmangur kontaktet me familjarët dhe kolegët.

Në këtë drejtim, KEK-u në bashkëpunim të ngushtë me IKSHPK-në, po vazhdon të ndërmerrë të gjitha masat e nevojshme në mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së pandemis COVID-19.

Prandaj, menaxhmenti bënë apel edhe një herë tek të gjithë punëtorët që të jenë vigjilent kudo që ndodhen në respektimin e rekomandimeve të IKSHKP-së, duke mbajtur distancën sociale dhe gjithashtu përdorimin e pajisjeve të nevojshme higjienike. Veprime këto të domosdoshme për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  10.06.2020