Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

WTI bie në nivelin më të ulët këtë vit, si rrjedhojë e ngadalësimit surprizë të Kinës/ Brenz zbret në 101.4 USD/fuçi

Treguesi referencë për naftën bruto amerikane, West Texas Intermediate (WTI) ra nën 90 dollarë për fuçi në nivelin më të ulët në më shumë se tre muaj, teksa rritja ekonomike u ngadalësua papritur në Kinë, konsumatori i dytë më i madh i naftës së papërpunuar në botë.
Kontratat e së ardhmes ranë me gati 3.1 për qind në 88.46 dollarë në Nju Jork, niveli më i ulët që nga 24 dhjetori. Produkti i brendshëm bruto i Kinës në tremujorin e parë u rrit 7.7 për qind në raport me një vit më parë, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave.
WTI për dorëzimet e majit ra në gati 2.83 dollarë në bursën e New York dhe ishte në 89.11 dollarë për fuçi. Vëllimi i të gjitha kontratave të së ardhmes të tregtuara ishte 260 për qind mbi mesataren 100-ditore.
Treguesi referencë për naftën evropiane, Brent për dorëzimet e majit, që përfundojnë sot, ra 1.68 dollarë, ose 1.6 për qind, në 101.43 dollarë për fuçi në tregtimet e Londrës. Kontratat më të tregtuara të së ardhmes për qershorin ranë 1.71 dollarë në 101.33 dollarë. Diferenca e treguesit referencë për naftën evropiane ndaj WTI ishte në primin 12.32 dollarë.

Revista Monitor, 15.04.2013