Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qeveria ratifikon marrëveshjen me Trans Adriatik Pipeline

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për ratifikimin e marrëveshjes me qeverinë e vendit pritës, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, duke vepruar nëpërmjet Këshillit të Ministrave, dhe Trans Adriatik Pipeline AG, lidhur me projektin e gazsjellësit Trans Adriatik (projekti TAP), si dhe të marrëveshjes ndërmjet republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga këshilli i Ministrave, dhe Trans Adriatik Pipeline AG, në lidhje me projektin Trans Adriatik (projekti TAP)
Duke folur për këtë vendim , kryeministri e cilësoi marrëveshjen të një rëndësie shumë të madhe që dëshmon seriozitetin e madh, me të cilin Shqipëria ka përmbushur dhe përmbush çdo detyrim ndaj këtij projekti, më i madhi projekt rajonal i kohës së sotme.
Me këtë rast, kryeministri bëri një përmbledhje të shkurtër të vizitës së bërë në Azerbajxhan gjatë së cilës u takua me personalitete të rëndësishme politike, por edhe të botës ekonomike, të cilat vlerësuan përpjekjet serioze dhe mbështetjen e plotë që qeveria shqiptare ka dëshmuar gjatë gjithë këtyre viteve ndaj këtij projekti të madh rajonal.
“Sot qeveria ratifikon marrëveshjen për gazsjellësin Transadriatik, marrëveshje kjo  një rëndësie shumë të madhe, një marrëveshje që dëshmon seriozitetin e madh me të cilin Shqipëria ka përmbushur dhe përmbush çdo detyrim ndaj këtij projekti, më i madhi projekt rajonal i kohës së sotme.
Unë zotërinj ministra pata një vizitë të shkurtër në Republikën e Azerbajxhanit ku isha i ftuar nga qeveria e Azerbajxhanit dhe presidenti i Forumit Ekonomik Botëror për të marrë pjesë në këtë Forum organizuar në Baku. Gjatë qëndrimit tim në forum u prita nga autoritetet më të larta azere, Presidenti Alyev, kryeministri Razizade, me të cilin firmosa edhe një marrëveshje të bashkëpunimit ekonomik, indrustrial, teknologjik, takova presidentin e Socar, e kompanisë së fuqishme energjetike të Azerbajxhanit, takova konsorciumin  e Shah Deniz 2 që do të investojë 24 miliard dollarë vetëm në nxjerrjen e gazit nga kjo fushë, konsorciumi që përbëhet nga Socar, nga British Petrolium, nga Total Shtatoil. Klima ishte realisht optimiste. TAP është projekti më fizibël dhe koha po afron për vendimmarrjen përfundimtare, po shqyrtohen germë për germë dhe fletë për fletë të gjithë dokumentet e paraqitura pranë konsorciumit  të Shah Deniz 2. U ktheva me një optimizëm real për një vendim pozitiv, vendim i cili ka efekte të mëdha transformuese jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin dhe më gjerë.
Pati një vlerësim shumë të madh për përpjekjet më serioze, mbështetjen e plotë që gjatë gjithë këtyre viteve qeveria shqiptare ka dëshmuar ndaj këtij projekti të madh rajonal. Vendimet e saj, në kohë, lobimi intensiv dhe i shumanshëm kanë vlerësimin më intensiv nga të gjithë ata që përcaktojnë në vendimin që do të merret këto dy muaj që vijnë.

energjia.al, 10.04.2013