Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Iken Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjise, vjen …

Kryeministri Berisha i paraqet Presidentit të Republikës, zotit Bujar Nishani, propozimet për dekretim të ndryshimeve në kabinetin qeveritar
Kryeministri Berisha, në mbështetje të nenit 98, pika 1, të Kushtetutës i ka paraqitur sot në mbrëmje Presidentit të Republikës, zotit Bujar Nishani, propozimet për dekretim të shkarkimit nga detyra të Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës; ministrit të Shëndetësisë; ministrit të Punëve të Jashtme; ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe propozimet për emërimin e ministrave të rinj në këto detyra.
Më konkretisht, Kryeministri Berisha i propozoi Presidentit të Republikës:
-Shkarkimin e zotit Edmond Haxhinasto nga detyra të Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si edhe emërimin e zotit Myqerem Tafaj në postin e Zëvendëskryeministrit, i cili është njëkohësisht edhe ministër i Arsimit dhe Shkencës;
-Emërimin e zotit Florjon Mima në postin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës;
-Shkarkimin e zotit Edmond Panariti nga detyra të ministrit të Punëve të Jashtme dhe emërimin në këtë detyrë të zotit Aldo Bumçi, i cili largohet nga detyra e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
-Emërimin e zotit  Visar Zhiti në detyrën e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
-Shkarkimin e zotit Vangjel Tavo nga detyra të ministrit të Shëndetësisë dhe emërimin e zotit Halim Kosova në këtë detyrë.

Kryeministri Berisha ka vendosur te propozoje Z. Florion Mema si Minister te Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes.

Sic pritej, LSI njoftoi sot mbasdite se terheq ministrat e saj nga qeveria, duke shpallur keshtu koalicionin e shume perfolur me PS.
Ajo qe pritet eshte zevendesimi i Z. Haxhinasto me shume mundesi brenda dites se sotme. Dy variantet jane: Kryetari i PDIU, Shpetim Idrizi ose Zv. Ministri aktual Enno Bozgo.

energjia.al, 03.04.2013