Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Liqeni i Fierzës arrin nivelin maksimal, Daci: Situata nën kontroll, portat s’hapen

Reshjet e 48 orëve të fundit kanë bërë që niveli i liqenit të Fierzës të arrijë nivelin maksimal të tij. Mësohet se prurjet deri më tani arrijnë në 360 metër kub ujë në sekondë.
Në mëngjesin e sotëm, niveli i ujit të liqenit arriti në 295 metra mbi nivelin e detit, çka është vetëm një metër larg pikës maksimale.  Këtë afrim kaq të shpejtë drejt pikës maksimale e konfirmoi edhe Dardan Daci, zëdhënës i KESH-it.
I pyetur nga gazeta Shekulli, Daci, përjashtoi në mënyrë kategorike hapjen e portave të liqenit të Fierzës. “Është e vërtetë që kemi patur një rritje të nivelit dhe afrim drejt pikës maksimale, por çdo gjë është nën kontroll”, tha ai.
“Situata nuk paraqitet problematike. Aktualisht Fierza po punon me të katërta turbinat. Sipas rregullores që kemi, po monitorojmë situatën, pasi liqeni i Fierzës shërben si rregullator për liqenin e Vaut të Dejës dhe atij të Komanit.
Unë nuk mund të them se si mund të jetë moti për ditët e ardhshme, por mund t’ju sigurojë se çdo gjë po ndiqet me kujdes dhe nuk do të ketë asnjë problem”, përfundoi ai.

Gazeta Shekulli, 01.04.2013