Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: Drejtori i Bankers Petroleum merr 600,000 dollare/vit te ardhura (2011)!!!

Kompania kanadeze Bankers Petroleum, e cila shfrytezon fushen me te madhe naftembajtese kontinentale ne Europe, ate ne Patos Marinze ne Shqiperi, i ka paguar Drejtorit te saj ekzekutiv Badwi mbi … 600,000 dollare per vitin 2011. Nese i shtohen dhee aksionet qe kompania i ka dhuruar drejtorit te saj, shuma totale ne vitin 2011 arrin ne vleren astronomike prej 2,451,000 dollare (afer 2.5 milion dollare).

Mbas nje investigimi te hollesishem te energjia.al, rezulton se kompania i ka paguar Drejtorit te saj ekzekutiv shumat e meposhtme te shperblimit (paga vjetore + bonuese ne Dollare):

Viti

Paga

Bonus

Te tjera

Aksione*

Totali $

2011

 400,000

192,000

14,400

1,845,500

2,451,900

2010

  370,833

  267,300

  14,400

  1,984,050

 2,636,583

2009

  300,000

  75,000

  14,400

  1,845,500

 1,554,975

2008

  280,590

  114,500

  13,200

  4,581,591

  4,989,881

Ne nje reagim per energjia.al, Bankers Petroleum thekson paga e Drejtorit ekzekutiv nuk eshte sekrete por nuk jep shifra se sa eshte kjo. Ajo ben me dije se keto te ardhura jane pothuajse te njejta me ato te kompanive nderkombetare te te njejtes industri. Kjo mund te jete e sakte, por ne rastin e Bankers Petroleum, kjo e fundit i merr te ardhurat e saj operacionale vetem nga shitja e naftes shqiptare. Ne kete menyre, sfumohet dhe termi nderkombetare, duke pasur parasysh se stafi i kompanise paguhet nga nentoka shqiptare. Normalisht qe eshte e drejte e cdo kompanie qe te vendose nivelin e pagave qe ajo vlereson si te drejta per drejtuesit e saj, por keto nivele pagash jane totalisht shume te larta dhe kujtojne raste te ngjashme nga kompani te tjera te huaja ne Shqiperi. Megjithese Bankers deklaron se paga e Drejtorit Ekzekutiv nuk ndikon ne perllogaritjen e kostove ne Shqiperi (e konfirmuar dhe nga investigimi i energjia.al), kompania akoma nuk ka paguar deri sot tatim fitim, megjithese operon ne Shqiperi qe nga viti 2004. Theksohet se tatim fitimi per kompanite nxjerrese ne fushen e naftes nuk eshte ne nivelin e takses se sheshte prej 10% por … 50%.

Kompania pretendon se fondi i pagave te kompanise eshte vetem 1% i shpenzimet te saj operative, sidoqofte duhen disa investigime per te vleresuar efikasitetin e pjeses tjeter te shpenzimeve. Gjithashtu Bankers thekson se nen lidershipin e Drejtorit Badwi, kompania eshte nje nga tatimpaguesit me te medhenj ne Shqiperi. Ne 2012, Bankers pagoi pothuajse 65 milione dollare, dhe parashikimet ne 2013 arrijne ne pothuajse 85 milione dollare, me shume nje shume totale kumulative prej mbi 200 milione dollare qe nga 2008 kur ai iu bashkua Bankers.

Me interes pritet investigimi i afert i energjia.al per pagen e Drejtorit per vitin 2012. Shpresojme qe drejtori i ri Z. French te mos pranoje keto paga provokative por te jete me realist dhe te ndjeke shembullin e drejtuesve te tjere, ne kuadrin e uljes se shpenzimeve te shperblimeve te drejtoreve ekzekutive per shkak te krizes nderkombetare.

energjia.al, 03.03.2013

* Vlera e aksioneve eshte ne varesi te cmimit te aksionit ne momentin e shitjes se tyre. Vlera e tyre eshte ulur shume qe nga viti 2011!