Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

PS: Rritje masive e çmimeve

Sekretari i programit të PS, Ilir Beqja ka denoncuar rritjen e ndjeshme të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve në vend.
Sipas zotit Beqja, çmimi i bukës, orizit, sheqeri, miellit dhe vajit është rritur nga viti 2005 deri në 2013 me 60 deri në 80%.
Në një konferencë për shtyp, Beqja e ka vënë në veçanti theksin tek rëndimi i faturave të energjisë dhe ujit për qytetarët.
“Faturat e energjisë janë 85% më të shtrenjta se në vitin 2005. Një kilovator energjie në 2005 ishte 55, sot është 98. Po ashtu edhe uji është dy herë më i shtrenjtë se në 2005”, ka deklaruar Beqja.
Sipas tij, deklaratat e qeverisë për rritje të mirëqënies së qytetarëve dhe të ekonomisë së vendit janë vetëm një demagogji.
“Rritjet janë me 25, 75 e deri në 100 për qind. Çdo propagandë për rritje pagash apo e fuqisë blerëse kundërshtohet nga vetë të dhënat e qeverisë. Rritja, nëse është e vërtetë, është bërë vetëm për një pakicë njerëzish”, ka shtuar Beqja.

TOP Channel, 29.03.2013