Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: Bankers Petroleum vazhdon te mos paguaje tatim fitimi (i cili eshte 50%)!!!

Bankers Petroleum raportoi ne 15 mars rezultatet financiare te vitit 2012.
Pikat kryesore te 2012 ishin:
• Prodhimi mesatar i naftes ishte 15,020 fuci/dite ose 15% me shume se prodhimi mesatar i 2011, i cili ishte 13,051 fuci/dite.
• Shitjet e naftes arriten 14,808 fuci/dite, krahasuar me 12,784 fuci/dite ne 2011, nje rritje me 16%.
• Te ardhurat u rriten me 27% ne 432.1 milione dollare nga 339.9 milione dollare ne 2011. Cmimi i shitjes i arritur shkoi ne 71% te cmimit Brent (112 $/fuci) krahasuar me 65% te cmimit Brent (111 $/fuci) ne 2011.
• Pagesat per qeverine shqiptare shkuan ne 78.4 milione dollare, 23% me shume se 63.9 milione dollare ne 2011.
• Shpenzimet operative  shkuan ne 135.5 milione dollare,  krahasuar me 106.3 milione dollare ne 2011.
• Fondet e gjeneruara nga operacionet ishin 192.6 milione dollare, nje 30% rritje krahasuar me 147.9 milion dollare me 2011.
• Shpenzimet kapitale shkuan ne  222.7 milione dollare, krahasuar me 242.8 milione dollare ne 2011.

Ajo qe PS ka deklaruar vazhdimisht eshte qe kompanite koncesionare nuk paguajne tatim fitimi. Sekretari për sipërmarrjen Arben Ahmetaj, renditi ne 26 mars dështimet spektakolar në sektorin e naftës. Ai theksoi se “Sot këto koncesione nuk kontribuojnë asnjë lek në buxhetin e shtetit si tatim fitimi. Imagjinoni një sektor nga më fitimprurësit deklaron 0 lekë fitim dhe zero kontribut nëpërmjet fitimit në buxhetin e shtetit”.

Theksohet se Bankers Petroleum eshte prezent ne Shqiperi nga viti 2004, duke marre me koncesion fushen naftembajtese me te madhe kontinentale ne Europe, ate te Patos Marinzes.

energjia.al, 02.04.2013