Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Albpetrol pa energji, kompania koncensionare e naftës: Mijëra dollarë dëme në ditë

Ndërprerja e energjisë që prej ditës së djeshme ka ndalur aktivitetin prodhues në 2 zona naftëmbajtëse, në zonën e Visokës në rrethin Fier. Ndërprerja e energjisë ka penalizuar kompaninë koncesionare TRANSOILSHA duke bërë të mundur ndërprerjen e punës të 80 puseve të naftës, sektorin e e stacionit të pompimit si dhe sektorin e dekantimit, dëme këto që sipas drejtorit të operacioneve në burim, Vangjel Moco i shkaktojnë ekonomisë së vendit mijëra dollarë në ditë.
Moco deklaron se dëme janë shkaktuar në disa reparte prodhuese si pasojë e ndërprerjes së menjëhershme të energjisë teksa shton se në rast se nuk do të rikthehet energjia dëmet do të jenë të konsiderueshme si për ekonomin edhe për paisjet e reparteve të pompimit.
Kompania koncesionere TRANSOLSHA mohon pretendimet e CEZ Shpërndarje duke konfirmuar se në të gjithë aktivitetin e saj ka qenë korrekte me detyrimet e energjisë kundrejt kompanisë Albpetrol. Në një deklaratë për mediat, ditën e djeshme CEZ Shpërndarje njoftoi se i ka ndërprerë energjinë shoqërisë Albpetrol.
Shkak për një ndërprerje të tillë është bërë detyrimi prej 6 milionë dollarësh që shoqërua i ka CEZ Shpërndarje. Në deklaratë për mediat, CEZ Shpërndarje theksoi se ka njoftuar Albpetrol-in për detyrimet, si dhe afatin e shlyerjes duke zbatuar në këtë mënyrë të njëjtin standard me debitorët e tjerë.

www.balkanWeb.com, 30.03.2013