Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndotja e liqenit të Fierzës, problem shqetësues

Sipërfaqja e liqenit të Fierzës në Kukës  ndotet here [pas here, por për institucionet përgjegjëse pak  kanë ndërhyrë , duke lënë në mëshirë të fatit jo vetëm ujërat, por duke vënë në rrezik edhe faunën e liqenit.
Përveç mbeturinave të shumta industriale që vijnë nga Kosova dhe nga mbeturinat e qytetit të Kukësit, liqeni i Fierzës ndotet edhe nga lëndë të ndryshme kimike, duke shkaktuar katastrofë ekologjike në këtë liqen,shpjegojnë ekologjistët dhe specialistët e mjedisit.
E gjithë lugina e Drinit të Bardhë, deri në vendin ku bashkohen dy Drinët, është thuajse vazhdimisht e ndotur,thonë punonjësit e peshkimit.
Ndotja  e liqenit të Fierzës  tashmë është kthyer në një shqetësim për banorët e Kukësit ,të cilët konsumojnë peshkun, duke u hedhur përgjegjësinë sa në një institucion në tjetrin.
Këto mbeturina vijnë e grumbullohen në basenin e Fierzës nga Kosova e Maqedonia, përmes Drinit të Zi e Drinit të Bardhë, duke qenë se ujërat grumbullohen në këtë liqen e më pas shfrytëzohen për prodhim energjie nga hidrocentrali i Fierzës.
Si në media po edhe specialistët e ekosistemit shpesh here është bërë shqetësuese situata që  përjeton ky liqen, pasi ndotje të tilla dëmtojnë rëndë ekosistemin e tij si  edhe ambientin në të cilin ujërat e liqenit prekën bregun e tij.
Sipërfaqja e këtij liqeni në territorin e Shqipërisë është 64 km2, ndërsa gjithsej sipërfaqja po të llogaritim edhe pjesën e liqenit në Kosovë shkon në 71 km2.
Niveli i ujërave është 270 metër mbi nivelin e detit. Thellësia maksimale e tij është 128 metra. Shumë i preferuar është peshku luçiperkë, peshk që rritet vetëm në këtë liqen.

Gazeta Shekulli, 26.03.2013