Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tesla në telashe, tërheq 123 mijë makina

Telashet për Tesla e Elon Musk sapo kanë filluar. Kompania do të tërheqë nga tregu 123 mijë njësi të Modelit S për shkak të një defekti prodhimi. Kompania i ka bërë të ditur klientëve nëpërmjet një e-mail se, defekti është lokalizuar në grupin e timonit. Bëhet fjalë vetëm për veturat e prodhuara përpara Prillit të vitit 2016.

Vetëm pak ditë më parë ndërkohë, përplasja e një makine pa pilot e modelit 3, ka shkaktuar shumë zhurmë rreth efektshmërisë së këtyre makinave, të cilat realisht pritet të kenë edhe një vlerë mjaft të lartë në treg. Viti 2018 nuk ka nisur aspak në mënyrën më të mirë për Tesla. Elon Musk tashmë duhet ta shijojë suksesin e tij falë SpaceX dhe jo më falë Teslas.

Sa i përket modelit 3, kompania ka shtyrë për tremujorin e dytë të vitit prodhimin e 5000 njësive të para. Brenda Marsit ndërkohë do të përmbushet objektivi për të prodhuar 2500 njësi. Këto probleme kanë bërë që në muajin e fundit kompania e Elon Musk të humbasë 20% të vlerës së saj në bursë, në një kohë që indeksi referencë i bursës amerikane ka humbur 4.8%. Pra nuk kemi aspak të bëjmë me një rënie për shkak të ecurisë së përgjithshme të bursave.

Scan tv,  31.03.2018