Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Konsensusi për “TAP”, në prill projekti merr leje ndërtimi

Këshilli Kombëtar i Territorit pritet të miratojë në mars gjurmën e trajektores që do të përshkojë në territorin shqiptar, gazsjellësi TAP. Drejori për projektet e naftës dhe gazit në ministrinë e Energjitikës, Stavri Dhima  ka zbardhur detaje të projektit i cili do të kalojë në 28 komuna e bashki.
“Ministria e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës do të paraqesë pranë Këshillit Kombëtar të Territorit për miratimin e trasesë ku do të kalojë dhe ku do të zhvillohet projekti TAP që ka hyrjen në zonën e Bilishtit dhe del në Seman ku do të jenë njëkohësisht dhe dy stacione kompresorësh. Ndoshta brenda muajit prill, fillimi i Majit, do të kalojë në KKT”- tha Dhima.
Komsioni i Ligjeve miratoi me konsensus unanim marrëveshjen për ndërtimin e gazjellësit që do të kalojë nga Azerbaxhani, Gjeorgjia, Turqia, Greqia, Shqipëria e Italia. Ndërsa përfaqësuesi i ministrisë së Energjitikës saktësoi vendodhjen e depozitave të gazit pasi projekti të përfundojë së ndërtuari.
Rreth 250 milion metra kub gaz parashikohet të kalojnë nëpërmjet tubacioneve të vendosura në territorin shqiptar, për të kaluar më pas në shtetet e tjera të përfshira në projekt.

TV Albanian Screen, 19.03.2013