Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Editorial: Shumica e Ballkanit deshiron te bashkohet TAP-it!

Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu priti dje ne nje takim te veçante perfaqesuesit e kompanise “British Petroleum”. Objekti i takimit ishte diskutimi rreth projektit TAP, dhe impaktit ne mjedis qe ai ka ne Shqiperi. Keto takime jane ne vazhden e takimeve te shumta qe zhvvillohen ne kuadrin e ndertimit te projektit me madhor ne Shqiperi gjate viteve te fundit, me vlere mbi 1 miliard euro.

Por ajo qe po shikohet me interes eshte qe dhe shtetet e tjera te Ballkanit, te cilat nuk jane pjesemarrese ne kete projekt, kane shprehur interes per t’u bashkuar. Konkretisht, Ministri Panariti priti ne 15 mars homologun kosovar Hoxhaj, te cilet nenshkruan Protokollin e Bashkepunimit Nderqeveritar Shqiperi-Kosove. Te dy ministrat shkembyen mendime per gjetjen e rrugeve per t’i dhene, nje mbeshtetje me te gjere rajonale projektit per gazsjellesin TAP, dhe mundesine e perfshirjes se Kosoves ne kete projekt energjetik evropian.

Gjithashtu, Ministri Panariti mori pjese ne 12 mars ne Forumin e Biznesit Shqiperi-Mali i Zi, ku merrte pjese dhe Zevendeskryeministri i Malit te Zi, Igor Lukshiç.
Nder te tjera, ai theksoi se Mali i Zi do te kete te gjitha lehtesirat per lidhje me projektin potencial te gazit TAP.

Por ajo qe shikohet me shume interes eshte levizja e Maqedonise ne favor te TAPit. Ministri Maqedonas i Ekonomise Valon Saraqini priti ne 07 Mars Ambasadorin e Azerbajxhanit ne Maqedoni Faig Begirov. Gjate takimit, Ministri Saraqini nenvizoi qe sektori i energjise eshte nje mundesi shume e mire per te bashkepunim midis dy vendeve, vecanerisht ne fushen e gazit natyror. “Marreveshja qe Shqiperia, Italia dhe Greqia kane nenshkruar per TAPin, do te jete nje mundesi e mire per Maqedonine gjithashtu per t’iu bashkuar nje krahu nga Shqiperia ose Greqia”, theksoi ai. Ai shtoi se ky projekt do te permiresoje sigurine energjetike ne Maqedoni, kryesisht ne fushen e diversifikimit te gazit natyror i cili do te vije nga Azerbajxhani, duke pasur parasysh se aktualisht Maqedonia furnizohet vetem me gaz rus.

energjia.al, 21.03.2013