Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Studimi: Temperaturat globale do të arrijnë rekorde historike

Temperaturat e ajrit kanë arritur nivelet më të larta në 4.000 vitet e fundit, thuhet sipas shkencëtarëve të cilët i kanë bërë këto matje dhe parashikojnë se në dekadat e ardhshme do të regjistrohet rekorde.
Studimet e mëparshme, të cilat kanë matur një periudhë prej 1.500 vitesh më parë, kanë sugjeruar se rritja e shpejtë e temperaturës, e cila ka ndodhur në shekullin e kaluar, dhe e cila besohet të jetë rezultat i aktivitetit njerëzor, ka tejkaluar n rekordet e temperaturave të ajrit gjatë kësaj periudhe.
Hulumtimi i ri gjithashtu e ka konfirmuar se ngrohja moderne që po ndodh tek ne në vitet e fundit, është unike në këtë periudhë të gjatë kohore.
Shkencëtarët pretendojnë se planeti ynë do të jetë i ndezur aq sa ishte gjatë periudhave të nxehta të epokës moderne gjeologjike të njohur si “Holocen”, dhe  ndoshta  mund të jetë edhe më i ngrohtë se aq.
Kjo periudhë filloi 12.000 vjet më parë, kur dielli shkaktoi shkrirjen e mburojës së akullit përgjatë gjithë hemisferës veriore. Shkencëtarët besojnë se klima e butë gjatë Holocenit ka çuar në rritjen e qytetërimit njerëzor rreth 8.000 vjet më parë dhe vazhdon të mbajë atë, sepse  mundëson rritjen e shumëllojshmërive të ushqimit rreth e rrotull globit.
Pas kësaj periudhe, temperatura u stabilizua, dhe më pas erdhi periudha e ngrohjes, e cila zgjati për 5.000 vjet, thuhet sipas një studimi të publikuar në revistën “Science, Shaun Marcotte” në Shtetet e Bashkuara.
Pas kësaj periudhe, filloi periudha e ftohjes në të cilën vikingët. Që u vendosën në zonën e Grënlandës, u zhdukën nga temperaturat e ulëta. Kjo ka ndodhur nën ndikimin e faktorëve natyrorë në të cilën bimët dhe gjallesat e ndryshme kanë arritur të përshtaten.
Nëse ato ende do të kishin ndikuar në klimën globale, pas disa mijëra vitesh, toka do të hynte përsëri në epokën e akullit.
Megjithatë, shkencëtarët besojnë se kjo gjë tani nuk do të ndodhë, për shkak të një efekti të madh të akullit i cili do ta frenojë.

Gazeta Shekulli, 09.03.2013