Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qeveria vendos: Te gjithe te ardhurat nga privatizimi 4 HEC-eve per investime kapitale

VENDIM PËR SHPËRNDARJEN PJESORE TË TË ARDHURAVE  NGA PRIVATIZIMI I SHOQËRIVE “HEC, BISTRICA 1 DHE BISTRICA 2”, SH.A., DHE “HEC, ULËZ – SHKOPET”, SH.A.                           
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 9, të ligjit nr.119/2012,  datë 17.12.2012, “Për buxhetin e vitit 2013”, të ligjit nr.93/2013, “Për ratifikimin e kontratës për shitjen  e 100 për qind të aksioneve të shoqërisë “HEC, Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, sh.a”, dhe të ligjit nr.94/2013, “Për ratifikimin e kontratës për shitjen e 100 për qind të aksioneve të shoqërisë “HEC, Ulëz – Shkopet”, sh.a.”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave.
VENDOSI:
1.Kufiri i shpenzimeve kapitale, miratuar në ligjin nr.119/2012, datë 17.12.2012, “Për buxhetin e vitit 2013”, shtohet me 12 miliardë lekë dhe shpërndahet në nivel programi, sipas lidhjes 1 bashkëlidhur këtij vendimi.
2.Niveli i deficitit buxhetor, miratuar me ligjin nr.119/2012,  datë 17.12.2012, “Për buxhetin e vitit 2013”, shtohet me 12 miliardë lekë dhe, njëkohësisht, financimi i deficitit buxhetor nga të ardhurat e privatizimit shtohet me 12 miliardë lekë.
3.Ngarkohet ministri i Financave, pas propozimit të ministrit të fushës, për shpërndarjen e kufirit të investimeve sipas lidhjes 1 në nivel projekti, përpara arkëtimit në buxhetin e shtetit të të ardhurave nga privatizimet në fjalë.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA

energjia.al, 13.03.2013