Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fillon pune markimi i karburanteve; zhduket kontrabanda dhe evazioni fiskal

VENDIM PËR MIRATIMIN E KONTRATЁS SE KONCESIONIT PËR SHЁRBIMIN E MARKIMIT DHE MONITORIMIT TЁ KARBURANTEVE, TË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË FINANCAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT TË PËRKOHSHËM TË SHOQËRIVE “GLOBAL FLUIDS INTERNATIONAL”, S.A., DHE “PETROLEUM CONSULTING PARTNERS”, A.G.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika 4, e 27, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Miratimin e kontratёs së koncesionit për shёrbimin e markimit dhe monitorimit tё karburanteve, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Financave të Republikës së Shqipërisë dhe bashkimit të përkohshëm të shoqërive “Global Fluids International”, S.A., dhe “Petroleum Consulting Partners”, A.G., sipas tekstit dhe shtojcave që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA

energjia.al, 13.03.2013