Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qeveria, hua deri në arkëtimin e parave nga privatizimet

Të ardhurat  nga privatizimet e 4 hidrocentraleve do të fillojnë të përdoren para se ato të arkëtohen në buxhet. Sipas burimeve nga Ministria e Financave, fondi i përfituar nga privatizimi i 4 hidrocentraleve do të bëhet efektiv para se ai të aktëtohet. Kjo do të bëhet e mundur, sqarojnë burimet, në bazë të një vendimi, sipas të cilit do të merret një hua paraprake, që do të shlyhet në momentin që fondi i privatizimit të arkëtohet.
Të njëjtat burime sqarojnë, se ky fond pritet të arkëtohet në buxhetin e shtetit në mesin e muajit Prill dhe do të përdoren për ulje të borxhit publik dhe për investime. Po sipas këtyre burimeve,  akoma nuk është  përcaktuar se ku do të merret dhe çfarë shifre do të ketë huaja.
Vetëm një javë më parë Kuvendi miraroi kontratat e shitjes së hidrocentraleve Bistrica 1, Bistrica 2 dhe Ulëz e Shkopet,  kompanisë turke Kurum kundrejt vlerës 109,5 milionë euro. Këto katër vepra energjetike prodhojnë në vit rreth 550 mijë Megavat në orë dhe kanë një fuqi të instaluar prej 80 Megavat. Kalimi i tyre në administrim privat erdhi pas një procesi ku të paktën 4 raunde rezultuan të dështuara, çka detyroi qeverinë shqiptare që në mes të procesit të ndryshonte kriteret e garës.

TV Scan, 11.03.2013