Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Në maj nis ndërtimi i një hidrocentrali në lumin Valbonë

Investimi prej 110 milionë euro nga kompanitë izraelite.
Në muajin maj të këtij viti nis puna për ndërtimin e një hidrocentrali të ri në lumin Valbonë. Një investim i kompanive izraelite prej 110 milionë euro.
“Investitorët izraelitë kanë një interes mjaft të lart për sektorin energjitik shqiptar. në muajin maj kompanitë izraelite do të nisin ndërtimin e një hidrocentrali në lumin valbonë. është një investim i vecantë me një vlerë prej rreth 110 milionë eurosh. Ndër të tjera ne jemi të interesuar për të gjitha projektet që qeveria shqiptare ka hapur për periudhën 2013-2014”- u shpreh Cohen.
Vetëm në dy vjet mes Shqipërisë dhe Izraelit ka patur një intensifikim të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare. Aktualisht në vendin tonë operojnë rreth 40 sipërmarrës izraelitë. Për kreun e dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka marrëveshjet e nënëshkruara mes të dy vendeve konsiderohen një sukses për ekonominë.
“Një nga këto marrëveshje është edhe heqja e taksave të dyfishta e cila do lehtësonte investimet e izraelitëve duke marrë në konsideratë edhe faktin se shqipëria ka një reformë fiskale duke u bazuar te taksa e sheshtë”- deklaroi Jaka.
Javën e ardhshme do të hapet në Tiranë Dhoma e Tregtisë së Izraelit, e cila do të shërbejë për një zgjerim të marrëdhënieve mes investitorëve izraelitë dhe shqiptarë.

TV ABC News, 11.03.2013