Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rusia uli çmimin e furnizimeve afatgjata me gaz të Serbisë

Moska dhe Beogradi nënshkruan një kontratë afatgjatë për 10 vjet, e cila parashikon një ulje çmimi të gazit rus për Serbinë nga 399 dollarë në 370 dollarë për 1.000 m3, njoftoi të enjten Asistenti i Ministrit të Energjetikës Petar Stanojeviç në takimin e Komitetit parlamentar për ekonominë.
Sipas fjalëve të tij, javën e kaluar kompania ruse “Gazprom” dhe ajo serbe “Srbijagas” nënshkruan marrëveshjen në fjalë.
“Kontrata afatgjatë 10-vjeçare e furnizimit me gaz do t’i mundësojë Serbisë të blejë 5 miliardë m3 gaz rus, çka përbën një sasi 2,5 herë më të madhe se sa tani”, – tha Stanojeviç.

Agjensia e Lajmeve Ekonomia, 08.03.2013