Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

PROJEKTI I GAZIT, TAP APO NABUCCO? (Pjesa II)

Duhet menduar thone ekspertet e huaj se shtetet si Azerbajxhani, Turkemenistani, Irani , Kazkistani dhe Uzhbekistani kane nje prani te forte te investitoreve te huaj, kryesisht vendet e kaspikut; si Azerbajxhani, Turkemenistani dhe Uzbhekistani kane nje zgjerim ambicioz te teknollogjise dhe projekteve te naftes dhe po ndertojne infrastruktura moderne per ti paraprire prioriteteve te tyre ne kete fushe kaq fitimprurese. Per rrjedhoje prania e shume investitoreve ka bere qe edhe konkurenca te jete shume e larte, kjo duket edhe ne futjen e investitoreve Kineze ne kete rajon ne Kazikistan dhe tani sapo ka filluar ne Turkmenistan. Konkurenca eshte rritur aq shume sa Irani nje vit me pare beri nje zbulim ne detin Kaspik qe llogariten ne 1.1 triliard rezerva gazi, kjo shifer mund te jete ndoshta edhe me e madhe.
Faktikisht tani Rumania, Azerbajxhani dhe Gjeorgjia jane duke bashkepunuar ne themel te krijimit te nje projekti AGRI per perfshirjen e gazit te lengshem te Azerbajxhnit dhe te gjithe bregut te detit te zi te Gjeorgjise, i gjithe gazi i lengshem do te grumbullohet dhe transportohet nepermjet nje terminali te vecante.Kjo sasi gazi do te grumbullohet nepermjet cisternave ne nje stacion grumbullimi ne Konstance dhe pastaj nepermjet pajisjeve kjo sasi gazi e lengsheme do te rikthehet ne gjendje te gazte dhe do te plotesoje nevojat e shtetit Rumun dhe me pas do te integrohet ne rrjetin Evropin te Gazit. Aksioneret e AGRI jane; kompania SOCAR e Azerbjxhnit, kompania Gjeorgjane e naftes dhe e gazit, MVM e Hungarise dhe kompania Rumune Romgaz. Ne vitin 2010 keto shtete nenshkruan nje memorandum per transportin e gazit te lengshem drejt Bukureshtit dhe synimi eshte shume i qarte per krijimin e nje koridorit te Kaspikut dhe Evrope ne kuadrin e koridorit jugor, qe ne fakt eshte projektuar per te transportuar gaz nga burimet e pasura te Kaspikut dhe te Lindjes se Mesme drejt Evropes. Gjithashtu kjo marreveshje k edhe nje pike te rendesishme ate te ruajtjes nentokesore te gazit, aq e domosdoshme per periudhen e pikut te konsumit te gazit , kryesisht ne periudhen e dimrit. Per momentin projekti I interkoneksionit Turqi-Greqi-Itali (ITGI) i tubacionit eshte i neglizhuar, sidomos pas kries Greke qe s’ka ende mundesi per te ndalur te pakten per kohen qe po diskutojme.
Duhet te kemi parasysh qe rezervat e provuara te gazit ne Azerbajxhan llogariten nga 1.2-2 triliard metra kub gaz. Eshte nje shifer marramendese qe do te thote se nese sot konsumi i gazit eshte rreth150-200 miliard ne vit, dhe nga keto vetem Rusia mbulon 150 miliard ne vit, atehere konsumi i gazit ne Evrope brenda 10 vjeteve do te shkoje ne 300 miliard ne vit, qe po ta perkthejme ne gjuhen e popullit do te thote rreth 100 vjet garanci nga Zona e Kaspikut e cila do te jete nje konkurence e jashtezakoneshme per vendet e Europes se lindjes ne vecanti, per Europen ne pergjithesi dhe per uljen e tregut te jo  konkurueshem te gazit. Vetem keshtu mund te ulet cmimi i tregut te gazit, qe do te jete nje konkurence e jashtezkonshme me ate te burimit te tanishem te Rusise.
Kompania SOCAR e Azerbajxhanit ka 80 perqind te aksioneve te tubacionit Trans-Anadolli me nje gjatesi prej 2000 km.Ky tubacion do te kushtoje 7-10 milird dollare dhe do te filloje ndertimin ne fillim te vitit 2014. Aksioneret kane rene dakort qe ne fazen e pare Turqia do te marre 6 miliard meter kub gaz dhe pjesa tjeter ajo qe do te shtohet gjate fazes se dyte do te transportohet nepermjet Turqise. I gjithe projekti i Shah Deniz pa transportin e gazit do te kushtoje afersisht 30 miliard euro.
Projekti TANAP-I Turqise
Projekti Nabucco eshte nje zgjatje e projektit TANAP, kjo kerkon zgjerimin e kapacitetit te tubacionit ekzistues ne jug te Kaukazit dhe ndertimin e nje pjese te re. Kjo kerkon nje marreveshje ndoshta te re me qeverine e Gjeorgjise , pervec kesaj edhe ne Azerbajxhan ne 2013 ka zgjedhje presidenciale te cilat mund te sjellin ndryshim.
Ne ndertimin e tubacionit TANAP jane pjesemarres SOCAR dhe BOTAS, me pjesemarrje 30 perqind me 70 perqind ky I fundit do te meret me kredi, kurse pjesa e pare do te jete nga te dy shtetet, Turqia dhe Azerbajxhani ku ky i fundit e shume te veshtire gjetjen e burimeve financiare. Mendohet qe tubacioni te kete nje kosto prej 7 milird dollare.
Nese ne fund te qershorit  te ketij viti do te vendoset se kush do te fitoje nje nga projektet per transportin e gazit, NABUCCO apo TAP sigurisht qe vendimi potencil ketu eshte ai i konsorcuimit, ne tetor po te ketij viti do te vendoset perseri nga konsorciumi per vleren e investimeve per zhvillimin e kesaj fushe per prodhimin e gazit dhe transportin e saj. Evropa po vuan shume cmimet e larta te gazit si nga Rusia ashtu edhe nga Noevegjia. Vetem per vitin 2011 kompania E-ON e Gjermanise, ajo e sherbimeve EONGn.DE,  ka humbur mbi nje miliard euro nga shitja e gait qytetareve te saj , nga diferenca e larte e cmimeve, dhe per kete eshte e detyruar ta ule cmimin e gazit konsumatorit te saj.
Konsorciumi para dis ditesh ka raportuar se kostoja e projektit sa vjen dhe rritet nese me pare ishte planifikuar rreth 20 miliard tani ajo perllogaritet rreth 30 milird dollare, faza e pare e prodhimit te puseve do te jete ne vitin 2018 me 4 miliard meter kub , ne vitin 2019 prodhimi I gazit do te jete 12 miliard meter kub dhe prodhimi prej 16 miliard meter kub do te rrihet ne vitin 2020.
Duke patur parasysh edhe koston e ndertimit te tubacionit cilado qofte zgjedhja e gjurmes se tij, ky projekt do te shkoje afersisht sipas perllogaritjeve te naishme rreth 45 miliard dollare, pritet qe kjo kosto ende te rritet me tej.
Ne fakt lufta per gazin e kaspikut po behet ende shume e fort sepse kundershtaret e medhenj si Rusia, Kina, dhe Irani po luftojne dhe jane kundershtare te eger te ketij projekti.Turmenistani po zgjeron gjurmen e tubacionit te tij per ne Kine dhe ka nenshkruar nje marreveshje per tubacionin,Turmenistn-Afganistan-Pakistan-Indi,(TPI), keshtu qe konkurenca per gazin Turkmen po behet shume e madhe.Ndonese deri tani fituese e ketij gazi eshte Kina.

Gazeta Dita, 08.03.2013