Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

PROJEKTI I GAZIT, TAP APO NABUCCO?

A do ti jepet mundesia Shqiperise te perfitoje nga projekti TAP? Cili projekt do te fitoje TAP apo NABUCCO?  A ka punuar qeveria per te argumentuar mundesine e kalimit te tubacionit nepermjet vendit tone? Cilat jane perfitimet nga ky projekt dhe kur mund te fillojne ato? Sa jane mundesite e perdorimit te gazit sot dhe per te ardhmen? A kemi mundesi magazinimi te gazit ne vendin tone? A jemi ne gjendje ta perdorim kete gaz ne keto kushte? Cili eshte perfitimi ekonomik ne vit nga tranzitimi I gazit? Sa eshte numri i te punesuareve sezonal apo definitive?Kush po lobon me shume per te fituar projektin e gazit?A ndikojne faktoret e stabilitetit ne marjen e vendimit te konsorciumit? Mos valle; kriza Greke, destabilzimi  i Maqedonise,problemet politike dhe ekonomike ne Itline fqinje, e Katastrofa ekonomike ne vendin tone, jane faktore negative? A mos valle do te perfundojme ne nje zgjatim fundor te tubacionit te gazit Rus nga Maqedonia, nje projekt I kahershem?
Keto dhe shume pyetje te tjera do mundohem tu jap pergjigje nga eksperienca, puna me disa nga keto projekte, si dhe ne takimet e vashdueshme qe kam patur ne vitet e punes time ne kete fushe, si dhe hulumtimet qe kam bere per kete projekt, i cili eshte aq i nevojshem dhe i domosdoshem por edhe i rendesishem per vendin tone.
Rezervat e Gazit në botë llogariten të paktën edhe për 150-180 vjet. Projekti i furnizimit për Shqipërinë, mbështetet kryesisht në furnizimin me gaz importi, dhe në rast zbulimi të ndonjë vëndburimi të brëndshëm ose në kombinimin e tyre. Faktikisht ne kemi një rrjet infrastrukture të shpërndarjes së gazit të cilën duam t’a shfrytëzojme në dobi për të lehtësuar sadopak uljen e kostos të këtij projekti të madh, pavarësisht amortizimit të rrjetit ekzistues.
Në studimin e Bankës Botërore është marrë në analizë edhe përdorimi i gazit natyror të importuar, kur ai të jetë i gatshëm. Penetrimi i gazit natyror në energjitikën shqiptare ka pak të ngjarë të realizohet para vitit 2015. Por, analiza e studimit të Bankës Botërore ka treguar që, nëse gazi natyror penetron në energjitikën shqiptare është më me leverdi përdorimi i tij për prodhimin e energjise elektrike se sa TEC-et me diesel marine.
Zgjidhja afatshkurtër e problemit të furnizimit me energji elektrike mund të bëhet, duke ndërtuar dhe zbatuar skenare, të cilët do të marrin në konsideratë kursimin e energjisë elektrike dhe futjen e burimeve të tjera alternative energjitike, por pa as më të voglin dyshim duhet të mendojmë për ndërtimin e TEC-eve, meqënëse ata kanë garanci të lartë në prodhimin e energjise elektrike dhe duke u ndërtuar në Jug të vëndit bëjnë të mundur reduktimin e humbjeve teknike të sistemit elektroenergjitik dhe realizojnë diversifikimin e prodhimit të elektroenergjisë.
Nisur nga zhvillimet, ato që do të merren më shumë në konsideratë janë opsionet e alternativave të furnizimit me gaz nga vëndet fqinje, duke patur parasysh që deri tani mundësia e zbulimit të një vëndburimi te ri, si dhe rritja e prodhimit ekzistues, ka pak gjasa të ndodhë. Në këto kushte është e rëndësishme të studiohen  strategjitë alternative të furnizimit të vëndit nga Afrika Veriore, Europa Perëndimore, Rusia dhe Rajoni i Detit Kaspik.
Këto eksperienca, tashmë të provuara, kërkohen të aplikohen dhe në vëndin tonë, që do të çonte drejt finalizimit të lidhjes së Shqipërisë me rrjetin ndërkombëtar të gazit. Falë avantazheve mjedisore që ka gazi natyror, në raport më lëndët e tjera djegëse, ai sot po depërton me shpejtësi në vënde të ndyshme Europiane, duke marrë një peshë mjaft të rëndësishme në bilancet energjitike të tyre.
Bazuar në analizën e mësiperme, si dhe në studimin e fundit të Bankës Botrore, nevojat vjetore për gaz në vitin 2015, vlerësohen 0.900 Miliard, ku konsumatorët kryesorë do të jenë centralet e prodhimit të enegjisë dhe sektori industrialë, ndërsa sektorët e tjerë si ai i banesave dhe i shërbimeve nuk konsiderohen të rëndësishëm, për shkak të mungesës së infrastrukturës, e cila kërkon  investime mjaft të larta.
Dy janë variantet e kërkesës për gaz, të cilët janë më të mundshmit për tu zhvilluar:
Përdorimi i gazit parashikohet të shtrihet në të gjithë sektorët, si sektori i gjenerimit të energjisë elektrike, sektori industrialë, sektori i shërbimeve dhe ai i banesave. Sipas këtij varianti, sektori i prodhimit të energjisë elektrike parashikohet të kontribuojë me 60 % te kërkesës totale, përdorimi i gazit parashikohet të përdoret kryesisht në sektorin e gjenerimit të energjisë elektrike, si dhe në atë të banesave. Sipas këtij varianti, sektori i gjenerimit të energjisë elektrike parashikohet të kontribuojë me rreth 92 % të të kërkesës totale.
Ndërtimi i këtyre dy varianteve, ka marrë në konsideratë limitin teknik të furnizimit  ndërkombëtar të vëndit tone me gaz natyror deri në 1.2 Miliard m3 N.
Investimi në sektoret e shitjes me shumicë dhe pakicë, për ndërtimin e një rrjeti kombëtar transmetimi dhe shpërndarjeje të gazit. Investimi në sektorët e ndryshëm të konsumit për t’u lidhur me rrjetin e gazit dhe përshtatja e tyre, me qëllim që të konsumojnë gaz natyror.
Investimet në infrastrukturë (pa rrjetin shpërndarës në qytete) kërkojne për lidhjen llogaritet rreth 100-300milion USD, ndërsa ndërtimi i rrjetit të furnizimit në qytete, do të kërkoje investime shtese, të cilat arrijnë ne 60-100 milion USD.
Konsumatori kryesor në përdorimin e gazit do të ishte TEC-i në Vlorë i cili si fillim, aktualisht të punojë sot me kapacitet të plote kërkon 200 milion meter kub gaz për një seksion, nëse do të ndërtohen edhe dy seksione të tjera sipas projektit atëherë ai do të konsumojë rreth 600 milion meter kub gaz në vit.Konsumatorë të tjerë janë  uzinat dhe në fund popullata e konsumatorët privatë.
Por nga vjen  Burimi i gazit  per te furnizuar Evropen?
Eshte nje vendburim  gazi dhe kondensati qe ndodhet 55 km larg nga Baku-ja ne thellesi ujore nga 55-550 m dhe me nje thellesi te objektit rreth 4500ml.Eshte zbuluar ne vitin 1999 dhe ka filluar shfrytezimin ne vitin 2006. Ne fazen e pare do te prodhoje gaz rreth 6 miliard meter kub gaz i cili do te destinohet per ne Turqi dhe ne fazen e dyte do te rritet kapaciteti edhe 10 miliard meter kub gaz. Zhvillimi i ketij vendburimi do te kerkoje nje investim prej 25 miliard dollare pa perfshire koston e ndertimit dhe te transportit te gazit.Siperfaqja qe prodhon kete gaz llogaritet rreth 860 km katrore, kemi parasysh qe pjesa e detit qe jemi ne konflikt me Greqine eshte 350 km katrore.Kjo marreveshje do te zgjase 30 vjet me synim per tu zgjatur edhe 5 vjet te tjera per te kontrolluar dhe zhvilluar nje zone deri ne thellesine 5000-6500m e ashtuquajtura zona e Balakhany  dhe Perervyv.Duhet te theksojme se fillimisht ky vendburim ne vitin 1954 eshte zbuluar dhe identifikuar nga gjeolloget Azer, por mundesite e zhvillimit kane qene te paarriteshme per mungesa  financimi dhe teknologjie.
Konsorciumi i Shah Deniz tashme ka bere vleresimet e tij per transportin e gazit ne dy drejtime, ne drejtim te Europes Lindore dhe Qendrore. Projekti NABUCCO West, me gjatesi 1300-2000-2400 km dhe diameter 48-62 polic, kalon nga kufiri Turko-Bullgar duke vazhduar ne Rumani, Hungari dhe perfundon ne Austri, ndersa projekti tjeter TAP,  kalon nga Turqia- Greqi nepermjet Shqiperise perfundon ne Itali.
Disa projekte te mepareshme si ai Turqi-Greqi-Itali (ITGI) dhe Evropes Juglindore (Tubacioni SEEP) kane rene tashme si konkurent te mundeshem per transportin e gazit nga kjo fushe. Megjithese nga ky grup insistohet me qellim se, infrastruktura realizohet me shpejte dhe se vetem koridori i jugut te Italise do te mund te coje gazin evropes perendimore. Por,  palet kundershtare insistojne se nese tubacioni ITGI do te filloje se ndertuari ne vitin 2013 ai do te perfundoje per dy vjet dhe infrastruktura do te prese ende gazin nga nenetoka i cili nuk mund te nxirret para vitit 2018.
PROJEKTI NABUCOO
Fillimisht projekti NABUCCO u projektua per transportin e 32 miliard meter kub gaz ne vit, por duke pare koston e larte te tij ai u pergjysmua me nje kapaciet te mundeshem maksimal per transport jo me shume se 16 miliard ne vit. Ne kapacitetin maksimal prej 32 miliard meter kub ne vit ishte parashikuar qe pervec gazit nga Azerbajxhani te transportohej edhe gazi nga vendet e tjera te Azise Qendrore nepermjet Turqise dhe Evropes Juglindore te perfundonte ne Austri.
Aksioneret e TAP, projekti tjeter alternativ, i cili eshte 800 km i gjate me nje kapacitet prej 10 miliard meter kub ne vit, projekti i transportit transadriatik te gazit ka bere nje marreveshje me aksioneret e konsorciumit te Shah Deniz per te per te siguruar fonde per projektin. Marreveshja eshte qe konsorciumi te marr 50 perqind te aksioneve te transportit te gazit. Projekti TAP eshte i perbere nga aksioneret, EGL e Zvicres me 42.5, Statoil i Norvegjise me 42.5, dhe Ruhrgaz i Gjermanise me 15.0.
PROJEKTI TAP
Konsorciumi i Shah Deniz eshte i perbere nga BP me 25.5, Statoil me 25.5, kompania shteterore e naftes e Azerbajxhanit SOCAR me 10%,Agip- Lukoil e Rusise dhe e Italise me 10%, Nico e Iranit(Naftiran Intertrade Company) me 10% dhe TPAO e Turqise me 9% .
Shah Deniz eshte zbuluar ne vitin 1999 dhe ishte nje nga zbulimet me te medha te botes, ne vitin 2006 filloj prodhimi i gazit nepermjet konsorciumit qe e zbuloje ate. Persa i perket kompanive qe do te ndertojne tubacionin sipas projektit TAP ato jane; EGL,STATOIL, E-ON Ruhrgaz.
EGL eshte nje kompani Zvicerane kryesisht me kapitalet e veta, ajo eshte e destinuar dhe e specializur per te shkembimin e te gjitha shkembimeve dhe tregetimin e energjitike te medha dhe shume te medha ne te gjithe Evropen dhe eshte e listuar ne bursen e gjashte te Zvicres.
STATOIL eshte kompani Norvegjeze nje kompani multinacionale ku shtrin aktivitetin e saj mbi 40 vende te botes. Ajo nxjer dhe transporton gaz nga shelfi detar Norvegjez me nje pervoje rrreth 40 vjet. Ajo ka nje eksperience me furnizimin me energji ne bote dhe ka nje numer punetoresh rret 30 mije, ajo ka nje eksperience te madhe ne shfrytezimin e vendburimeve ne thellesi te ujit, ndoshta eshte nga te parat ne bote.Eshte furnizuesi i dyte i Evropes me gaz dhe njekohesisht shitesi me i madh per naften e perpunuar, i produkteve te saj.
E.ON Ruhrgaz eshte nje kompani Gjermane e gazit me qender ne Essen te Gjermanise. Ajo eshte nje kompani per tregetimin e gazit dhe gjate vitit 2010 ka furnizuar konsumatoret me rreth 60 miliard meter kub gaz ne vit. Gjithashtu kjo kompani meret edhe me ruajtjen nentokesore te gazit ne Gjermani dhe Austri dhe per vitin e fundit ajo stokoj rreth 10 miliard meter kub gaz.
Aktualisht gjashte aksioneret me kapital te barabarte te NABUCCO-s, jane; OMV e Austrise, MOL e Hungarise, Transgaz e Rumanise, Holding Bullgar i energjise, BOTAS e Turqise dhe RWE e Gjermanise. NABUCCO West do te transportoje gaz nepermjet Bullgarise , Rumanise dhe Hungarise ne Austri.
Prodhimi i pare i gazit nga Shah Deniz 2 do te jepet ne fund te vitit 2018, kontrata e mepareshme ishte ne fund te vitit 2017. Gjithashtu konsorciumi ka shtuar edhe vitet qe do te zhvilloje fushe e Shah Denizit jo me deri ne vitin 2031 por deri ne vitin 2036.
Shah Deniz 2 do te prodhoje 16BCMvit gaz dhe kjo sasi do te arrihet deri ne vitin 2020, qellimi eshte qe Turqia do te mare 6BCNvit dhe Evropa do te mare 10BCMvit. Per kete eshte e domosdoshme ristrukturimi i objekteve perpunuese ne Sangachal prane Baku-s, ne kufirin Turko-Gjeorgjan, tubacionin e planifikuar TANAP te Turqise qe prej kufirit me Gjeorgjine dhe me pas ne kufirin me Greqine apo me Bullgarine nese do te fitoje projekti tjeter i TAP.
Hogan Lovells , eshte drejtuesi i nje kompnie ligjore shume te njohur ne bote i cili jep keshillime ligjoore kompanive te medha multinacionale. Nga mesi i muajit shkurt 2013 kjo firme keshillon anetaret e konsorciumit Shah Deniz( BP qe eshte edhe operatori, Statoil, Socar dhe Total) per nje opsion kapitali dhe marreveshje financimi dhe nje marreveshje bashkepunimi  me tubacionin Nabcco Gaz International Gmbh(NBUCCO) dhe aksioneret e saj ekzistues (OMV, BOTAS,BEH Transgaz, RWE dhe FGSZ). Kjo marreveshje tashme eshte firmosur  dhe ka te beje me financimin e perbashket te projektit te perendimit NABUCOO duke blere 50 perqind te aksioneve te ketij tubacioni dhe duke krijuar mundesine e transportit te gazit ne pjesen perendimore.
Eshte mare vendimi tashme qe konsorciumi i Shah Deniz  te  vendos ne fund te qershorit 2013 per ndertimin e tubacionit duke zgjedhur ate te lindjes TAP i cili nepermjet Turqise, Greqise te kaloje ne Shqiperi dhe te perfundoje ne Itali, apo ai i perendimit, nepermjet bullgarise, Rumanise, Hungarise te perfundoje ne Austri.
BE mbeshtet fuqishem marrjen e gazit nga Shah Deniz dhe shperndarjen e tij ne Evrope pamvaresisht se c’fare drejtimi do te kete ndertimi i ketij rrjeti, Nabucoo apo TAP, e rendesishme eshte qe te shtohet sasia e gazit ne Evrope, te divertisifikohet furnizimi me energji ,dhe te krijohet nje linje tjeter paralele nga furnizuesi kryesor qe eshte Rusia, e cila tashme pothuajse  ka eskluzivitetin ne shperndarjen dhe furnizimin me gaz te Evropes.
Rezervat e gazit ne fushen e Shah Deniz llogariten ne 1.2 trilion metra kub gaz.
Projekti NABUCOO  West planifikon te marre gazin nga rajoni i Detit Kaspik ne kufirin detar turko-bullgar nepermjet Bullgarise, Rumanise dhe Hungarise tek Qendra e Evropes Qendrore e gazit ne Baumgarten.
Projekti TAP eshte projektuar per te derguar gaz nga rajoni i Detit Kaspik nepermjet Greqise dhe Shqiperise dhe pertej detit Adriatik per ne jugun e Italise dhe me tej ne Evropen perendimore. Kapaciteti i transportit mund te jete deri ne 10BMC ne vit, por kjo mund te rritet ne varesi te mundesive dhe rezervave qe mund te zbulohen ne te ardhmen.
Ne sfondin politik dhe gjeopolitik problemet e furnizimit me gaz nuk duken se jane shume te qarta si per BE shtu edhe per Ameriken. Ne Amerike kemi nje shtim te rezervave te gazit nga shistet argjilore, ajo nga nje importues neto i ketij gazi brenda pese viteve eshte kthyer ne nje eksportues neto. Madje po kryen investime per ndertimin e impianteve te gazit te lenget me synim kapjen e tregjeve. Midis BP e cila eshte operatori ne Azerbajxhan dhe Socar qe eshte kompania shteterore e naftes , marredheniet ndoshta nuk jane dhe aq mire, kjo eshte pare edhe ne deklaratat qe ka dhene presidenti i shtetit Azer sepse ai para se te behej presidet ka qene zevendes presidet i kompanise SOCAR.
Nderkohe Rusia po shpejton lidhjen e kontratave nderqeveritare te konsoliduara per te ardhen e shitjes se gazit, ajo kerkon me cdo kusht qe te krijoje alenca gjeopolitike per te arritur deri ne fund te ketij viti tubacionin e rrjedhjes se jugut. Njekohesisht Rusia vazhdon me propozimet e saj per te blere te gjitha rezervat e gazit ne fushen e Shah Deniz me cmime atraktive.Gazprom kerkon ta perdor kete sasi gazi ne per konsum ne rajonet jugore te Rusise si dhe per ta rieksportuar ate ne Evrope me etiketen ‘’gazi rus’’, sigurisht qe kjo behet per te mbajtur eskluzivitetin e tij ne Evrope.
Edhe ndoshta tubacioni i jugut deri ne fund te ketij viti nuk afron gaz te ri pervecse atij ekzistues, ai do te ndikoje sadopak ne tubacionin e jugut pasi ajo arrin ne tregun e gazit te Evropes juglindore te cilat jane te destinuara per tregun Azer.
Politika dhe ekonomia jane te tensionuara ne kushtet e zgjedhjes se projektit me te mire, mosperputhjet dhe divergjencat do te jene mjaft te ashpra kur behet fjale per projekte energjitike kaq te medha, kur dihet ende qe energjia eshte mjaft deficitare ne Evrope dhe ne Bote dhe lufta per energji eshte njesoj si lufta per ushqim, pra lufta per mbijetes.
Ne keto kushte po shikojne ekspertet se nje nga konkurentet me ambicioz eshte propozimi i tubacionit NABUCOO, qe Komisioni Evropian po e shikon si opsion te mire per lidhjen e kontinentit Evropian me rezervat e energjise te gjithe basenit te Kaspikut, qe perfshin jo vetem Azerbajxhanin por edhe fqinjet e tij te pasur duke perfshire edhe Turmenistanin.
NABUCOO synon te ndertoje nje tubacion 2400 km te gjate nga Turqia ne Austri gjurma e ketij tubacioni do te kaloje pothuaj ne te gjitha ato vende ku ka varesi furnizimi aktual me gazin Rus, pra shikohet si nje furnizim alternativ dhe kompetitive. Kostoja e ketij tubacioni varion sipas llogaritjeve paraprake nga 11-16 miliard dhe mund te shkoje deri ne 20 miliard dollare.
Mendohet qe tubacioni do te shkoje deri ne Austri dhe te bashkohet me tubacionin e gazit te shperndarjes se Evropes Perendimore dhe kapaciteti i tij do te jete mbi 30 miliard meter kub, pothuaj tre here me i madh se mundesia e furnizimit qe do te jap Azerbajxhni. Kjo do te thote se ky tubacion do te grumbulloje edhe sasi te tjera te gazit ne Evrope nese do te nxiren por ajo qe eshte me origjinalja do te jete se ajo ka te perfshire ne projektin e saj edhe sjelljen e gazit te Iranit ne Evrope, sigurisht ajo qe e ben me te besueshem eshte sepse do te kete edhe cmime atraktive.
Me te rendesishme dhe te aresyeshme e ben kete edhe deklarata e kompanise SOCAR se eshte e pamundur te perjashtojme Iranin nga projekti i Shah Deniz, sepse se pari, ai eshte aksioner ne konsorcium dhe se dyti, kompnia SOCAR nuk eshte ne gjendje te prodhoje sasine e gazit te mjaftueshme per projektin e parashikuar dhe se fundi edhe per aresye sigurie te zones.
Siguria energjitike do te garantoje edhe sigurine politike te vendit pjesemarres. Kjo u duk dhe ne fundin e Janarit te vitit 2013 ne NJU JORK ku partneret e konsorciumit nenshkruan marreveshjen me NABUCOO-n me synim zhvillimin e projekteve te perbashketa.
BE-ja eshte e interesuar te ndjeke nje politike shume te efekteshme me qellim per te hapur korridorin Jugor te Gazit, sepse eshte i vetmi burim furnizimi dhe divertisifikimi dhe qe ben sigurimin e Evropes me gaz, dhe kyci per hapjen e koridorit eshte fusha e Shah Denizit. Aktualisht pas kesaj fushe per momentin nuk mund te kete ndonje burim furnizimi me gaz, pas ketaj korridori jugor i gazit do te furnizohet perseri nga nje fushe tjeter  me gaz , po nga Azerbajxhani, nga ABSHERON.
Skema e projekteve; Nbucoo, Tap, Seep, Itgi dhe Trans-Anad
Gazesjellesi Azerbajxhan-Turqi Anadollian i transportit ose TANAP eshte nje alternative shume e besueshme thone ekspertet per projektin Evropian NABUCOO.
Planet gjeopolitike per hapjen tubacionit Trans-Kaspik dhe importin e gazit Turkmen ne Evrope jane plane afatgjata dhe permbajne dy sfida gjeopolitike me Rusine dhe Iranin. Ne se do te mendonim me mendje me te qarte plani i furnizimit te korridorit te jugut nga gazi Azer eshte nje plan i rendesishem dhe i domosdoshem dhe per rrjedhoje cdo vonese do te dobesoje sigurine Evropiane te Energjise ne Evrope dhe kryesisht ne rajonin tone.
Pamvaresisht rruges qe do te ndjeki ndertimi i tubacionit te gazit qofte ai Nabucoo West apo TAP e rendesishme eshte me ndertimin e njerit prej ketyre tubacioneve do te kemi nje siguri energjitike me te mire ne Evrope.
Duhet te kemi te qarte se vetem GAZPROM furnizon me gaz ne vit arrin ne 150 miliard meter kub, qe eshte afersisht 25 perqind e furnizimit te Evropes, dhe eshte ne vazhdim te ndertimit te tubacioneve te reja ne Evrope. Vetem per Ballkanin mendohet se furnizimi me gazin Rus mund te shkoje deri 90 perqind, kjo do te thote qe ka gjasa te ndodh sa me shpejt prandaj duhet punur qe te ndalet kjo varesi…

Gazeta Dita – Prof.As Dr.Maksim SHULI, 07.03.2013