Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Haxhinasto: Bankers te ri-aplikoje per privatizimin e Albpetrolit?!

Ministri i Ekonomisë Haxhinasto zhvilloi dje një inspektim në vendburimin e naftës në Patos-Marinzë të Fierit
Zoti Haxhinasto u takua me zyrtarët e lartë të kompanisë “Bankers Petroleum”, Drejtorin e Përgjithshëm dhe zëvendëspresidentin, Leonidha Çobo dhe dy zëvendëspresidentët Rob Carss dhe Bayene Assmus.
Ministri Haxhinasto vizitoi qendrën e grumbullimit të naftës si dhe një sondë për procesin e shpimit të puseve të rinj.
Zoti Haxhinasto theksoi se qëllim primar i ministrisë që drejton “është rritja e punësimit të qytetarëve shqiptarë, nëpërmjet rritjes dhe garantimit të investimeve në vend”. Sipas ministrit Haxhinasto, METE mbështet dhe ndërmerr nisma me rëndësi për të mundësuar edhe më tej “krijimin e një klime pozitive dhe optimiste për biznesin dhe tërheqjen e investimeve. Në këtë kuadër, ministri theksoi konkretizimin së fundmi me miratimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave për të përjashtuar nga TVSH-ja makineritë pajisjet.
Ministri Haxhinasto theksoi gjithashtu se “Bankers Petroleum” në vitin 2014 pritet që të barazpeshojë të ardhurat nga prodhimi me gjithë “investimet dhe shpenzimet e kryera” dhe sikurse shtoi “për rrjedhojë, të ardhurat arkëtuar në Buxhetin e Shtetit do të arrijnë mbi 200 milion dollarë në vit”.
Haxhinasto në vendburimin e naftës Patos-Marinzë të Fierit
Haxhinasto: U trefishua dhe shkoi në 1800 numri i të punësuarve
Haxhinasto: Rroga mesatare mujore thuajse u dyfishua
Haxhinasto: Rroga mesatare mujore arriti në 107,200 lek
Haxhinasto: “Albpetroli”, privatizimi është proces i mbyllur
Haxhinasto: Privatizimi i “Albpetrolit” në respekt të plotë të ligjit
Haxhinasto: “Bankers”, i mirëpritur të aplikojë për “Albpetrolin”
Hahinasto: 3,6 milion euro investim për komunitetin
Haxhinasto: Të ardhurat nga renta minerare 2012, u rritën 6 herë nga 2009
Haxhinasto: Të ardhurat nga renta minerare 2012, mbi 46 milion dollarë
Haxhinasto: Investimet në këtë projekt strategjik, mbi 760 milion dollarë
Haxhinasto: Prodhimi u rrit me 240% krahasuar me 2009
Haxhinasto: Në 2012 u nxorrën rreth 880 mijë ton naftë
Haxhinasto: Në 2013 parashikohen 130 mijë ton më shumë, ose mbi 1 milion
Prononcim ne media ne lidhje me inspektimin e vendburimit të naftës Patos-Marinze
Edmond Haxhinasto: “Jam sot ketu per te shprehur mbeshtetjen e qeverise shqiptare dhe timen si Zevendeskryeminister dhe Minister i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes per ”Bankers Petroleum” dhe gjithe investitoret e huaj dhe vendas ne Shqiperi. Arritjet e “Marreveshjes per zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve ne vendburimin e Patos Marinzes” nga Bankers Petroleum, jane tregues suksesi te rruges se ndjekur nga qeveria shqiptare keto vitet e fundit.
Numri i punonjesve ne kete sipermarrje qe nga viti 2009, eshte trefishuar. Aktualisht, jane rreth 1800 te punesuar nga “Bankers Petroleum” dhe nenkontraktoret qe i ofrojne sherbime ndihmese ketij investimit. Rroga mesatare mujore eshte gati dyfishuar, duke arritur ne 107,200 leke.
Investimet ne kete projekt strategjik kane arritur vleren mbi 760 milion dollare, duke bere keshtu te mundur rritjen me 240%. te prodhimit krahasuar me vitin 2009. Keshtu ne vitin 2012 u nxoren rreth 880 mije tone nafte. Per kete vit, parashikohet nje rritje prej me shume se 130 mije tonesh, duke e cuar keshtu prodhimin ne me shume se 1 milion tone nafte.
Vetem te ardhurat nga renta minerare, qe perfitoi buxheti i shtetit ne vitin 2012 ne krahasim me vitin 2009 u rriten me gjashte here, duke arritur ne mbi 46 milion dollare.
Taksat lokale qe “Bankers Petroleum” ka paguar ne vitin 2012 kane arritur ne mbi 2 milione dollare, duke shenuar keshtu nje rritje me 10 here krahasuar me 2009. Shoqeria ka bere gjithashtu investime ne interes te komunitetit, me nje vlere rreth 3.6 milion dollare. Gjithashtu, gjate ketyre viteve,“Bankers Petroleum” ka investuar mbi 20 milion dollare per rehabilitimin e mjedisit.
Vitin e ardhshem, pra ne vitin 2014, “Bankers Petroleum”, pritet te balancoje te ardhurat nga prodhimi me gjithe investimet dhe shpenzimet e kryera, e per rrjedhoje, te ardhurat arketuar ne buxhetin e shtetit do te arrijne ne mbi 200 milion dollare ne vit.
Qellim primar i Ministrise qe une drejtoj eshte rritja e punesimit te qytetareve Shqiptare, nepermjet rritjes dhe garantimit te investimeve ne vend. Ne kete kuader, Ministria ka mbeshtetur dhe iniciuar reforma te rendesishme ne krijimin e nje klime pozitive dhe optimiste per biznesin dhe terheqjen e investimeve, konkretizuar se fundmi me miratimin e VKM-ve mbi perjashtimin nga TVSH te makinerive dhe pajisjeve”.
Për privatizimin e “Albpetrolit”
Edmond Haxhinasto: “Është ndjekur krejtësisht dhe plotësisht ligji përsa i takon privatizimit të “Albpetrolit”. Është një proces i mbyllur. Nëse kjo do të bëhet në të ardhmen, “Bankers” është i mirëpritur që të aplikojë përsëri dhe të jetë nga kontribusit në këtë proces.

Ajo që Ministri Haxhinasto nuk tha, është fakti se menyra se si deshtoi privatizimi i Albpetrolit ka dekurajuar pjesemarresit aktuale si dhe ato ne te ardhmen.

energjia.al, 06.03.2013