Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksperti, Pajtim Bello: Qeveria në ikje po dëmton vendi

Sipas Pajtim Bellos, ekspert i energjetikës dhe ish-zv.ministër në disa qeveri të majta, qeveria Berisha nuk dëgjon në asnjë rast sugjerimet e opozitës për mënyrën se si kryen privatizimet në sektorin e energjisë elektrike. Ai thotë se shitja e HEC-eve, ashtu siç u bë, do të jetë me pasoja për buxhetin dhe sektorin.
Mendoni se privatizimi i katër HEC-eve do të jetë produktiv?
Privatizimi i ketyre hidrocentraleve nuk do te rritë prodhimin e energjise elektrike ne vend dhe as nuk do te sjell ndonje burim financiar per investime ne sektorin e energjise elektrike. Rezultati i ketij privatizimi do te jete nje barre shtese per buxhetin e shtetit dhe nje perfitim i bleresit te mundshem te hidrocentraleve. Fitimi do te jete i garantuar, sepse, qe ne diten e pare te firmosjes te kontrates se shitjes te hidrocentraleve, bleresi ndryshoi vetem numurin e llogarise te shoqerive te privatizuara! Por ky privatizim do te japë efekt negativ ne teresine e sistemit elektrik te vendit. Dobesimi financiar i KESH-it do te reflektoje ne perkeqesim te situates financiare edhe tek prodhuesit e rinj te energjise elektrike.
Pse mendoni se këtu mungon leverdia financiare?
Bleresi i hidrocentraleve do ta shesë energjinë elektrike tek KESH-i dhe çmimi i pritshem do të jete jo me i vogel se shtate lekë per nje kilovatorë energji elektrike. KESH sha kete sasi te energjise elektrike do t’ia shesë Shperndarjes me nje çmim jo me te larte se dy lekë per nje kilovatorë. Siç duket, ne rastin me te favorshem per taksapaguesit shqiptare diferenca midis blerjes dhe shitjes do te jete pese lekë per kilovatorë. Po te kujtojme se prodhimi vjetor i energjise elektrike nga kater hidrocentralet që u shitën arrin 500 milione kilovatorë, kjo diference shkakton nje barre financiare te rende: plot 18.2 milione euro. Kjo barre financiare prej diferences ne çmim duhet te mbulohet nga KESH-i, kur ky nuk ka asnje mundesi reale per te perballuar nje shume prej 18.2 milione eurosh vit per vit. Ne vitin ne vazhdim, vetëm  ndaj prodhuesve te rinj privatë te energjise elektrike KESH-i ka nje borxh rreth 15 milione eurosh, shume kjo qe do te vije duke u rritur nga njeri vit ne tjetrin. Atehere duket se kete borxh do ta paguaje buxheti i shtetit, qe mbushet nga taksapaguesit shqiptare.
Si u zhvillua procesi i privatizimit të 4 HEC-eve?
Pas deshtimit te privatizimit ne muajin qershor 2012, qeveria nxitoi te beje nje tjeter raund privatizimi per hidrocentalet Ulez, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2. Qeveria, jo vetem qe nxitoi, por beri edhe nje sere ndryshimesh ne kushtet e tenderit per pjesëmarrësit ne gare. Lehtesoi kështu kushtet dhe detyrimet per pjesëmarrësit dhe shtoi detyrimet e qeverise per fituesin e mundshem te kesaj gare. Ndryshimet e bera per kushtet e tenderit jane njera ane e medaljes, qe flet per nje proces te pandershem, jotransparent, qe do te shoqerohet me dem ekonomik ne buxhetin e shtetit dhe ne xhepin e shqiptareve, thjesht vetem nga operacioni i privatizimit. Por shqiptaret jane mesuar te paguajne sa here qeveria ka bere privatizime ne sektoret strategjikë, keshtu qe, me sa duket, ne heshtje do te paguajne edhe kete here. Pra, me një fjalë, ky ishte një hap që nuk duhet të hidhej? Qe ky hap nuk duhej hedhur, kuptohet fare lehte. Edhe qeveria e kupton, por, me sa duket, jane motive te dyshimta, qe e shtynë ta beje kete krim te ri ndaj qytetareve qe ajo i qeveris.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.03.2013