Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tkurren rezervat e naftës së “Bankers”

Bazuar mbi një raport të publikuar së fundmi nga kompania kanadeze “Bankers Petroleum”, duke iu referuar vlerësimit të konsulentëve të pavarur për rezervat e saj të naftës në Patos – Marinzë dhe Kuçovë, mësohet se të dyja fushat naftëmbajtëse zotërojnë 224 milionë fuçi të provuara dhe të mundshme, të cilat sipas kompanisë, vlejnë 1.86 miliardë dollarë. Sipas ekspertëve të pavarur, “Bankers” më 31 dhjetor 2012 vlerësohej se kishte rezerva të provuara dhe të mundshme prej rreth 224 milionë fuçish, duke treguar një ulje prej 16% në krahasim me vitin 2011 (ose rreth 300 milionë dollarë). Kompania kanadeze ka deklaruar se këto rezerva vlejnë 1.86 miliardë dollarë (7.31 USD/aksion), duke zbritur paraprakisht taksën prej 10 përqindësh, bën të ditur portali “energjia.al”. Sipas kompanisë kanadeze, në vitin 2012 prodhimi mesatar ditor arriti në 15,020 fuçi, me një prodhim total prej 5.45 milionë fuçish ose 4.1% i totalit të rezervave të provuara (Indeksi i jetës së rezervave është 30+ vite). “Rezervat fillestare të naftës në zonë janë ulur në 2.4 miliardë fuçi, krahasuar me 2.6 miliardë fuçi në fund të 2011-s. Ky parametër për zonën e Kuçovës vazhdon e qëndron në nivelin e 297 milionë fuçive”, shton kompania.

Gazeta Shqip, 02.03.2013