Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosova Petrol operon pa licencë dhe në tokë të huaj

Agjencia Kosovare e Privatizimit e heshti plot 12 vjet çështjen e pronave që kontrollohen nga biznesmeni Bedri Selmani e që dikur ato u takonin ndërmarrjeve shoqërore “Jugopetrol” dhe “Beopetrol”. Pikat e karburantit të këtyre ndërmarrjeve, në bazë të dokumenteve që i posedon Koha Ditore, në vitin 2000 kanë kaluar nën menaxhim të biznesmenit Bedri Selmani, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.
Në marrëveshjen e atëhershme të lidhur me UNMIK-un, Bedri Selmani pranoi të paguante qiranë prej 70 mijë markave gjermane në muaj për shfrytëzimin e 61 pikave për tregtimin e karburanteve, qira të cilën e pagoi vetëm deri në fund të vitit 2001. Në bazë të kësaj marrëveshjeje ai e licencoi biznesin në Ministrinë e Tregtisë, në kohën kur ministër ishte Ali Jakupi. E njëjta marrëveshje Selmanit i hyri në punë edhe pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kohë kjo kur të gjitha vendimet dhe marrëveshjet e caktuara nga UNMIK-u u shfuqizuan. Selmani e licencoi biznesin e tij në Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë, në periudhën edhe kur ministër i saj ishte Bujar Dugolli, përderisa me të njëjtën licencë u pajis edhe në kohën kur ministër i MTI-së ishte Lutfi Zharku.
“Kosova Petrol” tanimë operon jashtëligjshëm, meqë në Ministrinë e Tregtisë që udhëhiqet nga Mimoza Kusari-Lila nuk ia kanë vazhduar licencën e operimit për shumicën e pikave të shitjes së karburanteve.

Gazeta Koha Ditore, 03.03.2013