Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kompania çeke CEZ padit ERE-n në gjykatë

Kundërshton administratorin e ri, kërkon kthimin e liçencës dhe dëmshpërblim.
Kompanisë ÇEZ nuk i ka pëlqyer heqja e liçencës për shpërndarjen e energjisë elektrike me shumicë dhe pakicë në Shqipëri. Heqja e kësaj të drejte me vendimin e datës 21 janar 2013 nga bordi I komisionereve të Entit Rregullator të Energjisë, për shoqërinë ÇEZ shpërndarja është e paligjshme dhe shteti shqiptar duhet ta dëmshpërblej.
Bazuar në këto pretendime, kompania çeke i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me dy padi civile, që do të gjykohen nga dy gjyqtar të ndryshëm.
Padia që do të gjykohet nga gjyqtarja Brunilda Kadi, sipas të dhënave që “ABC NEWS” ka siguruar, ka dy pika për të shqyrtuar. Atë të kundërshtimit të vendimit të ERE-së për heqjen e liçencës së shpërndarjes së energjisë elektrike dhe detyrimin e ERE-së për të kompensuar të gjitha dëmët, që kompania çeke ka pësuar nga heqja e kësaj liçence.
Ndërsa padia tjetër, që do të gjykohet nga gjyqtarja Ariana Caco, ka tre pika si objekt gjykimi. Konstatimin e pavlefshëm të vendimit të ERE-së për miratimin e rregullore për mbi procedurat e emërimit të administratorit të ri të shoqërisë ÇEZ. Kundërshtimin e emërimit të administratorit të përkohshëm z.Sait Dollapi në krye të ÇEZ-it. Si dhe detyrimin e ERE-së me vendim gjykate të dëmshpërblej kompaninë çeke për të gjitha dëmet e shkaktuara nga këto vendime të paligjshme.
Kompania ÇEZ në janar të vitit 2008 fitoi licensën për aktivitetin e shpërndarjes së energjise elektrike me pakicë dhe shumicë.

TV ABC News, 01.03.2013