Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kompania e gazit Chesapeake Energy i shet asete Sinopec

Chesapeake Energy, kompania e dytë më e madhe nxjerrjes së gazit në Shtetet e Bashkuara, lajmëroi të hënë se do t’i shesë 50 për qind të aseteve të fushave gazmbajtëse në Oklahoma, kompanisë kineze Sinopec për 1.02 miliardë dollarë.
Të dyja kompanitë lajmëruan të hënën arritjen e një marrëveshjeje që i jep kompanisë Sinopec të drejtën e përdorimit të 50 për qind të fushave gazmbajtëse në Mississippi Lime.
“Ne jemi të gëzuar të lajmërojmë ekzekutimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Sinopec, e cila na mundëson arritjen e objektiva të shitjes,” tha Steven C. Dixon, nga Chesapeake
Bashkëpunimi midis Sinopec dhe Chesapeake realizoi prodhimin e 34,000 fuçive naftë në ditë në tremujoren e katër të 2012-s.

Agjensia e Lajmeve Ekonomia, 27.02.2013