Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Albpetrol: Pas dështimit, asetet tashmë po jepen falas

Ministria e Ekonomisë firmosi dje dy marrëveshje hidrokarbure shtesë të kontratave me ndarje prodhimi për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve me kompaninë kanadeze “Petromanas Albania GmbH”, për blloqet e kërkimit A-B dhe D-E në tokë, në territorin shqiptar. Kjo është marrëveshja e parë pas dështimit të privatizimit të “Albpetrol”, të cilën qeveria e nxori në shitje, ndërsa sot po e jep falas, kundrejt disa planeve të investimit. “Petromanas” është duke investuar aktualisht në disa blloqe naftëmbajtëse, ku në disa zona po operon në bashkëpunim me gjigandin “Shell” (50-50%). Sipas “energjia.al”, “Petromanas” ka hasur në probleme teknike sa i takon projektit të shpimit të pusit në Shpirag (Berat), dhe po shikon mundësinë e gjetjes së rrugës së duhur për zbulimin e naftës. Më herë, “Petromanas” dështoi të gjente naftë në Shkodër, pas investimit 6 milionë dollarë. Deri më tani, qeveria i ka ofruar për shfrytëzim puset dhe blloqet me naftë kundrejt formës së koncesionit, pra falas, duke u mjaftuar me planin e investimit, ndërsa me privatizimin tentoi të shiste këto të drejta, një herë e mirë, por dështoi.

Gazeta Shqip, 28.02.2013